Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave është numërimi i plotë i të gjithë individëve, Njësive Ekonomike Familjare dhe Banesave, destinacioni i të cilave është banimi. Qëllimi kryesor i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Regjistrimi jep nje fotografim të momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jetesës së popullsisë në një moment të dhënë (Momenti kritik i Regjistrimit). Vetëm regjistrimi mund të sigurojë të dhëna kaq të plota dhe të detajuara dhe rezultatet e tij janë jetësore për një politikën dhe marrjen e masave efektive.
Objekti i regjistrimit
Në regjistrimin e përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave, Prill 2001, do të regjistrohen:
- Njësitë ekonomike familjare
- Individët
- Bashkëjetesat kolektive
- Banesat (të banuara ose jo), dhe tipe te tjera banesash
- Të huajt (prezentë në momentin e regjistrimit)