Statistika mbi ngjarjet demografike të ndërmarrjeve
[object Object]
Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistika mbi ngjarjet demografike të ndërmarrjeve, 2023-2025

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Metodologjia

Publikimi “Statistika mbi ngjarjet demografike të ndërmarrjeve” luan një rol të rëndësishëm duke ofruar informacione të dobishme për grupet e interesit, si bashkësia e biznesit, politikëbërësit dhe akademikët. Analiza e të dhënave mbi ndërmarrjet ndihmon në marrjen e vendimeve të informuara dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik.


Baza ligjore

•    Ligji nr. 17/2018, datë 5.4.2018, “Për statistikat zyrtare”;
•    Rregullorja e Parlamentit dhe Këshillit Evropian (BE) 2019/2152, datë 27 nëntor 2019, “Mbi Statistikat Evropiane të Biznesit”;
•    Ligji nr. 30/2022, datë 24.03.2022, “Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022–2026”; Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 320, datë 28.5.2014, “Për miratimin e nomenklaturës së veprimtarive ekonomike të revizionuar (Rev. 2)”.

Përpilimi i të dhënave statistikore mbi demografinë e ndërmarrjeve bazohet në analizën dhe përpunimin e të dhënave të Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve (SBR).

Aktiviteti ekonomik i ndërmarrjeve bazohet në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (NVE Rev.2). Kjo nomenklaturë është një klasifikim katërshifror i veprimtarive ekonomike të ushtruara nga ndërmarrjet dhe përfaqëson përshtatjen shqiptare të klasifikimit evropian NACE Rev.2.

Aktivitetet ekonomike të përfshira në këtë publikim mbulojnë seksionet B deri në N dhe P deri në R, si dhe ndarjet S95 dhe S96 të klasifikimit NVE Rev.2.

Përkufizime të variablave


Ndërmarrja është kombinimi më i vogël i njësive ligjore, pra një njësi organizative që prodhon mallra ose shërbime dhe ka autonomi në marrjen e vendimeve, veçanërisht për shpërndarjen e burimeve të saj. Një ndërmarrje mund të kryejë një ose më shumë aktivitete në një ose më shumë vendndodhje.

Marrëdhënia ndërmjet ndërmarrjes dhe njësisë ligjore përcaktohet si më poshtë: një ndërmarrje mund t’i korrespondojë një njësie ligjore ose një kombinimi njësish ligjore.

Të punësuarit përfshijnë të gjithë personat që punojnë në ndërmarrje përfshirë pronarët, të punësuarit me pagesë si dhe pjestarët e familjes të papaguar.

Të punësuarit me pagesë janë të gjithë personat që punojnë për një ndërmarrje kundrejt një page ose shpërblimi, në bazë të një marrëdhënieje të rregullt pune.


Statistikat e demografisë së ndërmarrjeve përfshijnë ndërmarrjet aktive, ndërmarrjet e reja dhe ndërmarrjet e mbyllura të cilat përcaktohen si më poshtë:

Ndërmarrje aktive

Janë njësitë statistikore që gjatë periudhës referuese kanë qenë aktive, duke realizuar shitje ose duke punësuar staf.

Ndërmarrje të reja

Një ndërmarrje konsiderohet e re kur regjistrohet për herë të parë dhe fillon aktivitetin ekonomik, duke krijuar një kombinim të ri faktorësh prodhimi.

Ndërmarrje të mbyllura

Një ndërmarrje konsiderohet e mbyllur kur ndërpret përfundimisht aktivitetin ekonomik dhe shpërbëhet kombinimi i faktorëve të prodhimit.