Statistikat Afatshkurtra

Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt. Vrojtimi tremujor ka për qëllim të paraqesë ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë të ndërmarrjeve ekonomike në periudha tremujore.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistikat afatshkurtra - Prodhuesit e të mirave, T3 - 2026

Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt. Vrojtimi tremujor ka për qëllim të paraqesë ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë të ndërmarrjeve ekonomike në periudha tremujore.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistikat Afatshkurtra - Shërbimet, T3 - 2026

Kalendari

Data Statistika Periudha
16-12-2026 Statistikat Afatshkurtra T3-2026
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Informacion

Në vazhdim të përpjekjeve të përafrimit dhe standardizimit të statistikave afatshkurtra  me statistikat evropiane, INSTAT  publikon Statistikat Afatshkurtra –Shërbime si më poshtë :

  • Indekset duke filluar nga tremujori i parë 2024 do të llogariten me vit bazë 2021=100.
  • Peshat llogariten bazuar në rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të realizuar nga INSTAT, referuar periudhës t-2.
  • Bazuar në aktivitetin kryesor, në Anketën Tremujore pranë ndërmarrjeve të Shërbimeve, janë përfshirë ndërmarrjet që kryejnë aktivitetin Shërbimi Ushqimor (Bar- Restorante).

Informacion mbi vrojtimin

Qëllimi - Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt. Vrojtimi tremujor ka për qëllim të paraqesë ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë të ndërmarrjeve ekonomike në periudha tremujore.

Në Shërbime

Fusha e mbulimit - Bazuar në aktivitetin kryesor, në Anketën tremujore pranë ndërmarrjeve të Shërbimeve,  janë përfshirë ndërmarrjet që kryejnë këto aktivitete:

  • Tregti me pakicë dhe shumicë, dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (45) dhe Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletave (46), Tregti me pakicë(47)
  • Transporti dhe Magazinimi (përfshirë edhe Aktiviteti Postar dhe korrierës) (49-53)
  • Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor: Hotele (55,1) dhe Bar-Restorante (56)
  • Informacioni dhe Komunikacioni (58, 61, 62)
  • Aktivitete të arkitekturës dhe Inxhinierike (71)
  • Agjenci udhëtimi (79)

Modeli - Kampioni i ndërmarrjeve është zgjedhur nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, ku kampioni për ndërmarjet me 1 - 9 të punësuar është marrë me zgjedhje, ndërsa ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht,

Mbledhja e informacionit - Për mbledhjen e informacionit janë përdorur burimet administrative dhe intervistimi i drejtpërdrejtë nga anketuesit, të cilët plotësojnë Vrojtimin Tremujor të Statistikave Afatshkurtra në bazë të deklarimeve që bën personi përgjegjës i ndërmarrjes për plotësimin e kësaj ankete.

Treguesit - Janë dhënë në formë indeksi, ndryshimi vjetor në përqindje, ndryshimi tremujor në përqindje me vit referues bazë, aktualisht 2021=100. Të dhënat nuk paraqesin vlera absolute.

Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variabli të dhënë ose tërësi variablash, Indeksi i volumit është llogaritur me anë të formulës Laspeyres. Për të eleminuar ndikimin e çmimeve, indekset deflatohen me indekset përkatëse të çmimeve, si: Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për aktivitetin industrial dhe Tregtinë me Shumicë, Indeksi i Kostos në Ndërtim për aktivitetin ndërtimor.

Ndryshimi vjetor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit të njëjtë të një viti më parë.

Ndryshimi tremujor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit paraardhës të të njëjtit vit.

Rishikimi – Indekset mund të rishikohen për disa arsye: Informacion shtesë, ndryshime metodologjike ose rivlersime të koeficientëve të përdorur , etj.

Përkufizimet e treguesve kryesorë

Shitjeve neto  - Shitjet neto përfshijnë shumat faturuara për të gjithë aktivitetin e kryer nga njësia që vrojtohet për periudhën referuese dhe kjo korespondon me tregun e shitjes shërbimeve të tretëve, duke përjashtuar taksën mbi vlerën e shtuar.

Indeksi i Shitjeve neto  - Objektivi i indeksit të Shitjeve neto është të paraqesë ecurinë e tregut për shërbime.

Numri i të punësuarve - Numri gjithsej i personave të punësuar me pagesë në njësinë e vrojtuar (përjashtuar të vetëpunësuarit me pagesë),

Indeksi i Numrit të punësuarve - Paraqet ecurinë e punësimit në njësitë e vrojtuara.

Paga dhe trajtime - Ajo përfshin fondin e pagave dhe shpërblimet e trajtimet (në vlerë monetare apo natyrë - të vlerësuar në lekë) paguar të gjithë të punësuarve, në këmbim të punës së kryer gjatë periudhës referuese.

Indeksi i fondit të pagave - Indeksi i fondit të pagës paraqet në mënyrë të përafërt ecurinë e fondit të pagave, në njësinë e vrojtuar, nga njëra periudhë në tjetrën.

Përshtatja sezonale

Përshtatja sezonale në seritë tremujore të Shërbimeve zbatohet duke përdorur si software JDemetra+, versioni 2.2.4. Model i përzgjedhur për shpërbërjen e serive është X-12 Arima, nënspecifikimin X-13.

 Modeli X-12 Arima bazohet plotësisht mbi mesataren e lëvizëshme. Në seritë e të dhënave është zbatuar shpërbërja e shumëfishtë (multiplikative). Përshtatjet janë në drejtim të ndikimeve sezonale në pasqyrimin e statistikave tremujore. Për përshtatjet sezonale të serive është përdorur qasja direkte. Në përshtatjen sezonale janë analizuar edhe ngjarjet e veçanta të ndodhura përgjatë harkut kohor të shtrirjes së serive.

​

Informacion

Në vazhdim të përpjekjeve të përafrimit dhe standardizimit të statistikave afatshkurtra  me statistikat evropiane, INSTAT  publikon Statistikat Afatshkurtra –Të mira si më poshtë :

  • Indekset duke filluar nga tremujori i parë 2024, do të llogariten me vit bazë 2021=100.
  • Peshat llogariten bazuar në rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të realizuar nga INSTAT, referuar periudhës t-2.

Informacion mbi vrojtimin

Qëllimi - Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt. Vrojtimi tremujor ka për qëllim të paraqesë ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë të ndërmarrjeve ekonomike në periudha tremujore.

Në prodhuesit e të mirave:

Fusha e mbulimit - Bazuar në aktivitetin kryesor, në anketën tremujore pranë ndërmarrjeve janë përfshirë ndërmarrjet që kryejnë këto aktivitete:

  • Industri, e cila përbëhet nga Industria Nxjerrëse dhe Përpunuese (05 – 33)
  • Energji elektrike, gaz, avull (35)
  • Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve (36-39)
  • Ndërtim (41, 42, 43)

Modeli - Kampioni i ndërmarrjeve është zgjedhur nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, ku kampioni për ndërmarjet me 1-9 të punësuar është marrë me zgjedhje, ndërsa ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht.

Mbledhja e informacionit - Për mbledhjen e informacionit janë përdorur burimet administrative dhe intervistimi i drejtpërdrejtë nga anketuesit, të cilët plotësojnë Vrojtimin Tremujor të Statistikave Afatshkurtra në bazë të deklarimeve që bën personi përgjegjës i ndërmarrjes për plotësimin e kësaj ankete.

Treguesit - Janë dhënë në formë indeksi, ndryshimi vjetor në përqindje, ndryshimi tremujor në përqindje me vit referues bazë, aktualisht 2021=100. Të dhënat nuk paraqesin vlera absolute.

Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variabli të dhënë ose tërësi variablash. Indeksi i volumit është llogaritur me anë të formulës Laspeyres. Për të eleminuar ndikimin e çmimeve, indekset deflatohen me indekset përkatëse të çmimeve, si: Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për aktivitetin industrial dhe Tregtinë me Shumicë, Indeksi i Kostos në Ndërtim për aktivitetin ndërtimor.

Ndryshimi vjetor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit të njëjtë të një viti më parë.

Ndryshimi tremujor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit paraardhës të të njëjtit vit.

Rishikimi – Indekset mund të rishikohen për disa arsye: Informacion shtesë, ndryshime metodologjike ose rivlersime të koeficientëve të përdorur, etj.

Përkufizimet e treguesve kryesorë

Shitjet neto - Shitjet neto përfshijnë shumat e faturuara për të gjithë aktivitetin e kryer nga njësia që vrojtohet për periudhën referuese dhe kjo korespondon me tregun e shitjes së mallrave dhe shërbimeve të tretëve, duke përjashtuar taksën mbi vlerën e shtuar.

Indeksi i shitjeve neto - Objektivi i indeksit të shitjeve neto është të paraqesë ecurinë e tregut për mallra dhe shërbime.

Numri i të punësuarve me pagesë - Numri gjithsej i personave të punësuar me pagesë në njësinë e vrojtuar (përjashtuar të vetëpunësuarit me pagesë).

Paga dhe trajtime - Ajo përfshin fondin e pagave dhe shpërblimet e trajtimet (në vlerë monetare apo natyrë - të vlerësuar në lekë) paguar të gjithë të punësuarve, në këmbim të punës së kryer gjatë periudhës referuese.

Indeksi i fondit të pagave - Indeksi i fondit të pagës paraqet në mënyrë të përafërt ecurinë e fondit të pagave, në njësinë e vrojtuar, nga njëra periudhë në tjetrën.

Grupimet Industriale Kryesore janë një rigrupim i aktiviteteve Industri Nxjerrëse, Industri Përpunuese dhe Energji të detajuara sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike (NVE Rev.2), si më poshtë:

Grupimet Industriale Kryesore

NVE Rev.2

Mallra të ndërmjetme

 

·  07-09  Nxjerrja e mineraleve natyrore; Nxjerrja e mineraleve të tjera  nga minierat; Aktivitete mbështetëse minerare

·  13000 Përpunimi i tekstileve

·  16000 Prodhimi i drurit dhe materialeve prej druri, përveç mobiljeve

·  17000 Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre

·  20-21  Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike; Përpunimi  i produkteve farmaceutike

·  22000 Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës

·  23000 Prodhimi i produkteve minerale jo metalike

·  24000 Metalurgjia

·  255XX Farkëtimi, stampimi, petëzimi dhe trafilizimi i metaleve

·  27000 Prodhimi i pajisjeve elektrike

Energji

 

·  05-06  Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve; Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror

·  19000 Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës             

·  35000 Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar

Mallra kapitale

 

·  251XX Prodhimi i produkteve metalike strukturore

·  262XX Prodhimi i kompjuterave dhe pajisjeve periferike

·  28000 Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t

·  33000 Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve

Mallra të qëndrueshme konsumi

 

·  264XX Prodhimi i produkteve elektronike për konsumatorët

·  31000 Prodhimi i mobiljeve

·  32XXX Industri të tjera p.k.t

Mallra të paqëndrueshme konsumi

 

·  10000 Përpunimi i produkteve ushqimore

·  11-12  Prodhimi i pijeve; Prodhimi i produkteve të duhanit

·  14000 Konfeksionimi i veshjeve

·  15000 Prodhimi i lëkures dhe produkteve prej lëkure

·  18000 Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara

·  32YYY Industri të tjera p.k.t

 

Përshtatja sezonale

Përshtatja sezonale në seritë tremujore të prodhimit të të mirave materiale u zbatua duke përdorur si software JDemetra+, versioni 2.2.4. Model i përzgjedhur për shpërbërjen e serive është X-12 Arima, nënspecifikimin X-13. Modeli X-12 Arima bazohet plotësisht mbi mesataren e lëvizëshme. Në seritë e të dhënave është zbatuar shpërbërja e shumëfishtë (multiplikative). Përshtatjet janë në drejtim të ndikimeve sezonale në pasqyrimin e statistikave afatshkurtra. Për përshtatjet sezonale të serive është përdorur qasja direkte. Në përshtatjen sezonale janë analizuar edhe ngjarjet e veçanta të ndodhura përgjatë harkut kohor të shtrirjes së serive.