Nga muaji Janar 2017, INSTAT publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit i llogaritur
në bazë të:
1. Rregullores (BE) Nr 2016/792;
2. Ligjin Nr. 17/2018 për Statistikat Zyrtare
3. Programit të Statistikave Zyrtare, 2022-2026.
Indeksi llogaritet dhe publikohet sipas strukturës së Klasifikimit Evropian të Shpenzimeve Individuale
sipas Qëllimit (ECOICOP) me 12 ndarje kryesore. ECOICOP është klasifikimi i shpenzimeve i
përdorur nga EUROSTAT.
Kalendari
| Data | Statistika | Periudha |
|---|---|---|
| 19-01-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Dhjetor 2025 |
| 25-02-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Janar 2026 |
| 18-03-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Shkurt 2026 |
| 16-04-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Mars 2026 |
| 20-05-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Prill 2025 |
| 17-06-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Maj 2026 |
| 17-07-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Qershor 2026 |
| 19-08-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Korrik 2026 |
| 17-09-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Gusht 2026 |
| 16-10-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Shtator 2026 |
| 18-11-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Tetor 2026 |
| 17-12-2026 | Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit | Nëntor 2026 |
Nga muaji Janar 2017, INSTAT publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit i llogaritur në bazë të:
- Rregullores së KE Nr 2016/792;
- Ligjin Nr. 17/2018 për Statistikat Zyrtare
- Programit të Statistikave Zyrtare, 2022-2026.
Indeksi llogaritet dhe publikohet sipas strukturës së Klasifikimit Evropian të Shpenzimeve Individuale sipas Qëllimit (ECOICOP) me 12 ndarje kryesore. ECOICOP është klasifikimi i shpenzimeve i përdorur nga EUROSTAT.
Periudha referuese e çmimeve është muaji Dhjetor i vitit të mëparshëm, ndërsa periudha referuese e indeksit është muaji Dhjetor 2020 (Dhjetor 2020=100).
Peshat për IHÇK janë llogaritur në përputhje me rregulloren e KE Nr 2016/792. Peshat reflektojnë strukturën e Shpenzimeve Monetare të Konsumit Final të familjeve shqiptare dhe jo shqiptare në territorin e Shqipërisë.
- Ndryshime metodologjike
Në muajin Janar të çdo viti IHÇK shoqërohet me disa ndryshime metodologjike sipas metodologjisë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi, të cilat konsistojnë në:
- Përditësimin e peshave
- Përditësimin e listës së mallrave dhe shërbimeve
- Përditësimin e listës së njësive tregtare ku mblidhen çmimet.
IHÇK duke filluar nga muaji Janar 2021 llogaritet me bazën e re. Muaji Dhjetor 2020 shërben si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit (Dhjetor 2020 = 100).
INSTAT gjatë periudhës së Pandemisë ka ndjekur rekomandimet më të fundit metodologjike të EUROSTAT dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.
- PËRKUFIZIME
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.
Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj
Ndryshimi mujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të muajit korent me muajin e mëparshëm. Ky tregues është i ndjeshëm nga efektet sezonale.
Ndryshimi mesatar 12 mujor mat ndryshimin e indeksit mesatar të konsumit në 12 muajt e fundit me indeksin mesatar të 12 muajve të mëparshëm.
Krahasimi midis IÇK-së dhe IHÇK-së
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsmunit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit.
- Ngjashmëritë midis IÇK dhe IHÇK
- Qëllimi
IÇK dhe IHÇK matin ndryshimin në nivelin mesatar të çmimeve të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh të konsumit.
- Sistemi i klasifikimit
IÇK dhe IHÇK përdorin të njëjtin klasifikim të mallrave dhe shërbimeve - Klasifikimi Evropian i Konsumit Individual sipas Qëllimit (ECOICOP)
- Shpenzimet dhe burimi i të dhënave të shpenzimeve
Përfshihen vetëm shpenzimet brenda territorit të Shqipërisë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet ("peshat") janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve dhe Anketa e Buxhetit të Familjeve..
- Të dhënat e çmimeve
IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njejtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit.
- Periudha referuese (bazë) t
IÇK dhe IHÇK llogariten duke pasur si periudha referuese muajin Dhjetor 2020 (Dhjetor 2020=100)
- Metodologjia
IÇK dhe IHÇK ndjekin metodologjinë e përcaktuar në Rregulloren e Komisionit Evropian (KE), Nr 2016/792, mbi IHÇK, për hartimin dhe grumbullimin e komponentëve të indekseve të çmimeve, e cila është zhvilluar nga Eurostat (Zyra e Statistikave e BE-së) në bashkëpunim me Institutet Statistikore Kombëtare të vendeve anëtare të BE-së.
- Dallimet ndërmjet IÇK dhe IHÇK
- Matës të inflacionit të Çmimeve të Konsumit
- IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri
- IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.
- Mbulimi i produkteve
- IÇK përmban 331 produkte
- IHÇK përmban 329 produkte
- Mbulimi dhe burimi i të dhënave për shpenzimet (peshat)
- Në IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.
- IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri.
- Peshat
- Në IÇK peshat janë shprehur në për 100
- Në IHÇK peshat janë shprehur në për 1000
|
|
Grupet |
IÇK |
IHÇK |
|
|
Gjithsej |
100,0 |
1.000,0 |
|
01. |
Ushqime dhe pije joalkolike |
34,6 |
347,2 |
|
02. |
Pije alkolike dhe duhan |
4,9 |
50,8 |
|
03. |
Veshje dhe kepucë |
3,8 |
38,2 |
|
04. |
Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji |
20,0 |
58,2 |
|
05. |
Mobilim, pajisje shtepie dhe mirëmbajtje e shtëpisë |
7,4 |
55,2 |
|
06. |
Shëndeti |
3,5 |
53,2 |
|
07. |
Transport |
6,2 |
80,3 |
|
08. |
Komunikimi |
3,0 |
19,4 |
|
09. |
Argëtim dhe kulturë |
2,2 |
66,0 |
|
10. |
Shërbimi arsimor |
3,3 |
43,0 |
|
11. |
Hotele, kafene dhe restorante. |
5,6 |
151,7 |
|
12. |
Mallra dhe shërbime të ndryshme |
5,5 |
36,9 |