Duke filluar nga Shkurt 2026, Indeksi i Çmimeve të Konsumit përllogaritet sipas klasifikimit ECOICOP 2018. Kalimi në klasifikimin e ri përfshin ristrukturimin e artikujve të shportës, riklasifikimin e disa produkteve. Struktura e ECOICOP ver. 2 përbëhet nga 13 divizione kryesore, të detajuara më tej në grupe, klasa dhe nënklasa. Implementimi i këtij klasifikimi është në përputhje me Rregulloren (BE) 2024/3159, duke siguruar harmonizimin e plotë me praktikat statistikore evropiane dhe ndërkombëtare.