Kalendari
| Data | Statistika | Periudha |
|---|---|---|
| 03-03-2026 | Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve | 2025 |
| 13-03-2026 | Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme | 2025 |
| 27-03-2026 | Ndërmarrjet e Huaja në Shqipëri | 2025 |
Statistikat strukturore të ndërmarrjeve kanë si qëllim të tregojnë strukturën e ndërmarrjeve sipas aktiviteteve ekonomike. Treguesit paraqiten për aktivitetet ekonomike gjithsej. sipas degëve dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve. Statistikat përfshijnë gjithë ndërmarrjet që prodhojnë të mira e shërbime në Shqipëri. për të gjitha format legale (nuk përfshihen aktivitetet e bujqësisë. peshkimit . aktivitetet e ndërmjetësimit monetar dhe financiar. administrata publike dhe e mbrojtjes si edhe aktivitetet e organizatave ndërkombëtare). Popullsia është bazuar në ndërmarrjet të cilat sipas regjistrit statistikor janë aktive në dhjetor të vitit referues. Klasifikimi i ndërmarrjeve është bërë sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike. NVE Rev.2. Të dhënat i përkasin periudhës vjetore kalendarike. Viti fiskal korrespondon me vitin kalendarik. Klasifikimi i ndërmarrjeve sipas madhësisë është bërë sipas numrit të të punësuarve (matur si të punësuar me kohë të plotë). Për ndërmarrjet me 1-9 të punësuar është marrë mostër me zgjedhje për anketim. Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht. Grumbullimi i të dhënave është kryer me intervistim të drejtpërdrejtë pranë ndërmarrjeve. Për më shumë informacion metodologjik referohuni link-ut:
Rezultatet e statistikave strukturore të ndërmarrjeve në mënyrë që të jenë të përshtatshme me ato të vendeve evropiane. publikohen duke zbatuar rregulloret Komisionit Evropian:
- Rregulloren e Komisionit Evropian Nr.1893/2006 mbi “Implementimin e Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike. NVE Rev.2 në Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve;
- Rregulloren e BE-së 2019/2152 mbi statistikat evropiane të biznesit (rregullorja EBS);
- Rregullen zbatuese 2020/1197 që përcakton specifikimet dhe marrëveshjet teknike (akti i përgjithshëm zbatues).
Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve. 2021 publikohen sipas Nomenklaturës s Veprimtarisë Ekonomike Rev.2. Për më shumë informacion referohuni link-ut: /sq/dokumentimi/klasifikime-nomenklatura/
Aktivitetet ekonomike
|
|
Struktura e NVE Rev.2 |
Aktivitetet ekonomike të përfshira në vrojtim |
|
|
Seksioni |
Përshkrimi |
||
|
Të mirat |
|||
|
A |
Bujqësi.pyje dhe peshkim |
- |
|
|
B |
Industri nxjerrëse |
✔ |
|
|
C |
Industri përpunuese |
✔ |
|
|
D |
Energjia elektrike. furnizimi me gaz. avull dhe ajër i kondicionuar |
✔ |
|
|
E |
Furnizimi me ujë.aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave. mbetjeve |
✔ |
|
|
F |
Ndërtim |
✔ |
|
|
Shërbimet |
|||
|
G |
Tregti me shumicë dhe pakicë. riparimi i automobilave dhe motoçikletave |
✔ |
|
|
I |
Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit |
✔ |
|
|
H |
Transport dhe magazinim |
✔ |
|
|
J |
Informacioni dhe komunikacioni |
✔ |
|
|
K |
Aktivitetet financiare dhe të sigurimit |
- |
|
|
L |
Pasuritë e patundshme |
✔ |
|
|
M |
Aktivitetet profesionale. shkencore dhe teknike |
✔ |
|
|
N |
Shërbime administrative dhe mbështetëse |
✔ |
|
|
O |
Administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm |
- |
|
|
P |
Arsimi |
✔ |
|
|
Q |
Shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale |
✔ |
|
|
R |
Art. argëtim dhe zbavitje |
✔ |
|
|
S |
Aktivitete të tjera shërbimi |
✔ |
|
|
T |
Shërbime në shtëpi |
- |
|
|
U |
Aktivitete të organizatave ndërkombëtare |
- |
|
* Aktivitetet e Shërbimeve nga seksioni L në S (përjashtuar S94) ) përfshihen në Shërbime të tjera .
Bazuar në rezultatet e Anketës Strukturore pranë Ndërmarrjeve publikohen për përdoruesit statistika mbi situatën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).
Bazuar në ligjin Nr. 43/2022, “Për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, ndërmarrjet klasifikohen në: mikrondërmarrje, ndërmarrje të vogla dhe ndërmarrje të mesme:
- Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme(NMVM-të) janë tërësia e ndërmarrjeve në të cilat punësohen më pak se 250 persona dhe realizojnë një shifër afarizmi ose një bilanc total vjetor jo më të madh se 250 milionë lekë.
- Ndërmarrje e vogël konsiderohet një ndërmarrje me më pak se 50 persona të punësuar, e cila ka një shifër afarizmi ose bilanc total vjetor jo më të madh se 50 milionë lekë.
- Mikrondërmarrje konsiderohet një ndërmarrje me më pak se 10 persona të punësuar, e cila ka një shifër afarizmi ose bilanc total vjetor jo më të madh se 10 milionë lekë.
- Ndërmarrje e mesme konsiderohet një ndërmarrje me 50 persona të punësuar deri në 249 persona të punësuar, e cila ka një shifër afarizmi ose një bilanc total vjetor nga 50 milionë lekë deri në 250 milionë lekë
Për qëllime statistikore, në publikim, klasifikimi i ndërmarrjeve sipas madhësisë është bërë vetëm sipas numrit mesatar të të punësuarve gjithsej, si më poshtë:
- mikrondërmarrje: ndërmarrjet me 1 deri 9 të punësuar mesatar gjithsej;
- ndërmarrje të vogla: ndërmarrjet me 10 deri 49 të punësuar mesatar gjithsej;
- ndërmarrje të mesme: ndërmarrjet me 50 deri 249 të punësuar mesatar gjithsej.
Përkufizimet kryesore të treguesve bazë
Ndërmarrja është njësia më e vogël e kombinimit të njësisë legale me njësinë e prodhimit të produkteve ose shërbimeve e cila ka pavarësi në vendim-marrje. sidomos për përdorimin e burimeve të saj materiale e monetare. Një ndërmarrje mund të ushtrojë një ose disa aktivitete ekonomike.
Numri i të punësuarve përfshin të gjithë personat që punojnë në ndërmarrje përfshirë pronarët. të punësuarit me pagesë si dhe pjesëtarët e familjes të papaguar.
Shitjet neto përfshijnë shumat e faturuara për të gjithë aktivitetin e kryer nga njësia që vrojtohet për periudhën referuese dhe kjo korrespondon me vlerën e shitjes së mallrave dhe shërbimeve të tretëve. duke përjashtuar taksën mbi vlerën e shtuar. Ky variabël mund të gjendet në botimet e tjera me termat: shifra e afarizmit ose xhiro.
Investimet gjatë periudhës referuese përfaqësojnë vlerën e mallrave afatgjata të blera prej ndërmarrjeve ose të krijuara për llogari të vet me qëllim përdorimi për një periudhë jo më të vogël se 1 vit në procesin e prodhimit. përfshirë tokën.
Tregues makroekonomikë
Prodhimi është një aktivitet i ushtruar nën kontrollin dhe përgjegjësinë e një njësie institucionale (ndërmarrje) që kombinon burimet e fuqisë punëtore. kapitalit dhe lëndës së parë. për të prodhuar të mira dhe kryer shërbime.
Konsumi ndërmjetës përfaqëson vlerën e produkteve ose shërbimeve të transformuara ose plotësisht të konsumuara gjatë procesit të prodhimit. Përdorimi i aktiveve fikse të vëna në punë nuk përfshihet në vlerën e konsumit ndërmjetës.
Vlera e shtuar me çmime bazë llogaritet si diferencë e vlerës së prodhimit me konsumin ndërmjetës.