Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2025
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2025 është +2,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 8,6 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,7 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,4 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,3 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, “Shëndeti” me 1,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 1,2 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 0,8 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al