Migrimi dhe integrimi i migrantëve

Qëllimi i publikimit vjetor i të huajve në Shqipëri është paraqitja e rezultateve dhe treguesve mbi të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri si dhe te huajt e parregullt. Të dhëna mbi të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri si dhe të huajt e parregullt sigurohen nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin.

 

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Të huajt në Shqipëri, 2025

Qëllimi i publikimit vjetor për azilkërkuesit në Shqipëri është paraqitja e rezultateve dhe treguesve për azilkërkuesit në Shqipëri sipas gjinisë, muajit të aplikimit, vendeve të origjinës, si dhe numrin e individëve që kanë marrë dhe lënë shtetësinë Shqiptare.
Të dhënat mbi azilkërkuesit dhe fitimit ose lënies së shtetësisë në Shqipëri sigurohen nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Politikave të Shtetësisë dhe Drejtoria e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Azilkërkuesit në Shqipëri, 2025

Kalendari

Data Statistika Periudha
06-07-2026 Azilkërkuesit në Shqipëri 2025
24-08-2026 Të huajt në Shqipëri 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Migracioni Neto

Lëvizjet e njerëzve që hyjnë dhe dalin nga vendi (migracioni ndërkombëtar), është komponenti më i vështirë për t’u matur, duke qenë se Shqipëria nuk ka ende një regjistër popullsie. Në këtë mënyrë ne përdorim të dhënat më të mira ’proxy’ për vlerësimin e migracionit, duke u bazuar kryesisht në të dhënat e mbledhura nga moduli i migracionit nëpërmjet anketës së forcave të punës kombinuar me koeficientët e projeksioneve të popullsisë 2011-2031.

Lëvizjet e brendshme

Lëvizjet e popullsisë brenda territorit të vendit, gjithashtu sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e cila i mundëson këto të dhëna në bazë vjetore. Përfshihen të gjitha lëvizjet e popullsisë të cilat janë shoqëruar me ndryshim të vendbanimit (qarkut) pasqyruar me regjistrim në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të ri të personit. Lëvizjet e brendshme të personave të cilat nuk janë shoqëruar me regjistrim në zyrat e gjendes civile respektive sipas vendbanimit të ri, nuk mund të merren parasysh.

Popullsia banuese: bazohet në konceptin e vendbanimit të zakonshëm. Sipas këtij përkufizimi përfshihen në popullsinë banuese të një viti, të gjithë ata persona që banojnë ose kanë si qëllim të banojnë në vend për të paktën 12 muaj, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Migracioni neto: Është teprica (ose deficiti) i imigrantëve ndaj emigrantëve në një popullsi në një periudhë kohe të dhënë (I-E).