Statistikat e Pagave, T1 - 2026

Në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 90.119 lekë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto është rritur me 9,6 %.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike NVE Rev 2.0
Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë: 
o    Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, me pagë mesatare 157.434 lekë;
o    Informacioni dhe Komunikacioni, me pagë mesatare 131.747 lekë.
Rritja më e lartë e pagës mesatare është shënuar në aktivitetin “Ndërtim”, prej 22,2 %, ndërsa rritja më e ulët është shënuar në aktivitetin “Arte, argëtim dhe çlodhje, si dhe aktivitete të tjera shërbimi”, prej 5,5 %.

Publikimi i radhës
Statistikat e Pagave, T2 - 2026
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al