Kalendari
Data | Statistika | Periudha |
---|---|---|
10-07-2025 | Shqipëria në Shifra | 2024 |
12-09-2025 | Burra dhe Gra | 2024 |
31-01-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Janar 2025 |
28-02-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Shkurt 2025 |
28-03-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Mars 2025 |
30-04-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Prill 2025 |
30-05-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Maj 2025 |
30-06-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Qershor 2025 |
31-07-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Korrik 2025 |
29-08-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Gusht 2025 |
30-09-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Shtator 2025 |
31-01-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Dhjetor 2024 |
28-02-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Janar 2025 |
28-03-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Shkurt 2025 |
30-04-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Mars 2025 |
30-05-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Prill 2025 |
30-06-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Maj 2025 |
31-07-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Qershor 2025 |
29-08-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Korrik 2025 |
30-09-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Gusht 2025 |
10-01-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Nëntor 2025 |
25-02-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Dhjetor 2025 |
25-01-2025 | Statistika tremujore të sistemeve të pagesave | T IV - 2024 |
25-01-2025 | Statistika vjetore të sistemeve të pagesave | Dhjetor 2024 |
10-03-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Janar 2025 |
10-03-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Shkurt 2025 |
26-05-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Mars 2025 |
26-05-2025 | Statistika tremujore të sistemeve të pagesave | T 1 - 2025 |
10-06-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Prill 2025 |
10-07-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Maj 2025 |
25-08-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Qershor 2025 |
25-08-2025 | Statistika tremujore të sistemeve të pagesave | T 2 - 2025 |
10-09-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Korrik 2025 |
05-02-2025 | Statistika monetare | Dhjetor 2024 |
05-02-2025 | Depozitat dhe huatë sipas rrethit | T 4 - 2024 |
05-02-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Dhjetor 2024 |
14-02-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Janar 2025 |
27-02-2025 | Statistika monetare | Janar 2025 |
27-02-2025 | Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit | T 4 - 2024 |
17-03-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Shkurt 2025 |
27-03-2025 | Statistika monetare | Shkurt 2025 |
15-04-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Mars 2025 |
29-04-2025 | Statistika monetare | Mars 2025 |
29-04-2025 | Depozitat dhe huatë sipas rrethit | T 1 - 2025 |
15-05-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Prill 2025 |
29-05-2025 | Statistika monetare | Prill 2025 |
29-05-2025 | Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit | T 1 - 2025 |
16-06-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Maj 2025 |
27-06-2025 | Statistika monetare | Maj 2025 |
15-07-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Qershor 2025 |
30-07-2025 | Statistika monetare | Qershor 2025 |
30-07-2025 | Depozitat dhe huatë sipas rrethit | T 2 - 2025 |
15-08-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Korrik 2025 |
28-08-2025 | Statistika monetare | Korrik 2025 |
28-08-2025 | Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit | T 2 - 2025 |
15-09-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Gusht 2025 |
29-09-2025 | Statistika monetare | Gusht 2025 |
27-03-2025 | Statistika të korporatave të tjera financiare | T 4 - 2024 |
27-06-2025 | Statistika të korporatave të tjera financiare | T 1 - 2025 |
29-09-2025 | Statistika të korporatave të tjera financiare | T 2 - 2025 |
10-01-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Nëntor 2024 |
10-02-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Dhjetor 2024 |
10-02-2025 | Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave | T 4 - 2024 |
10-03-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Janar 2025 |
09-05-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Mars 2025 |
09-05-2025 | Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave | T 1 - 2025 |
10-06-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Prill 2025 |
10-07-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Maj 2025 |
11-08-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Qershor 2025 |
11-08-2025 | Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave | T 2 - 2025 |
10-09-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Korrik 2025 |
25-03-2025 | Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto | T 4 - 2024 |
25-03-2025 | Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) | T 4 - 2024 |
10-06-2025 | Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto | T 1 - 2025 |
25-06-2025 | Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) | T 1 - 2025 |
10-09-2025 | Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto | T 2 - 2025 |
25-09-2025 | Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) | T 2 - 2025 |

Vrojtimi statistikorë mbi aktivitetin e Inovacionit në ndërmarrje kryhet një herë në dy vite dhe periudha e vrojtimit mbulon një periudhë tre-vjeçare. Vrojtimi ofron informacion të krahasueshëm mbi ndërmarrjet që zhvillojnë aktivitete inovacione produktesh dhe procesesh biznesi të prezantuara nga ndërmarrjet në Shqipëri.
Vrojtimi mbi aktivitetet e Inovacionit në ndërmarrje kryhet në të gjitha vendet evropiane dhe bazohet në përkufizime të harmonizuara ndërkombëtarisht, i cili lejon krahasime midis vendeve të ndryshme të rajonit, BE-së 27 si dhe vendeve EFTA. Të dhënat nga vrojtimi i Inovacionit në ndërmarrje në Shqipëri mblidhen dhe prodhohen sipas udhëzimeve të përcaktuara në Manualet e Oslos - manualet referencë për statistikat e Inovacionit.
Botimet e fundit mbi manualin Oslo janë:
- Manuali Oslo 2018 - Udhëzime për mbledhjen, raportimin dhe përdorimin e të dhënave mbi inovacionin, Botimi i 4-të, OECD/Eurostat, 2018 (Anglisht)
- Manuali i Oslos - Udhëzime për mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave të inovacionit, Botimi i 3-të, OECD/Komisioni Evropian, 2005 (Anglisht)
Sistemi i klasifikimit
Klasifikimi i përdorur në statistikat e Inovacionit në ndërmarrje është: Klasifikimi Statistikor i Aktiviteteve Ekonomike (NVE Rev. 2)
Mbulimi i sektorit
Njësitë e vëzhguara janë të gjitha ndërmarrjet e sektorit jo-financiar dhe financiar me 10 ose më shumë të punësuar të angazhuar kryesisht në seksionet dhe ndarjet e mëposhtme të NVE Rev.2:
- (B) Industri nxjerrëse,
- (C) Industri Përpunuese,
- (D) Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar,
- (E) Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve,
- (G46) Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motorçikletave
- (H) Transporti dhe Magazinimi,
- (J) Informacioni dhe Komunikacioni,
- (K) Aktivitete financiare dhe të sigurimit,
- (M71-73) Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike, Kërkim dhe zhvillim shkencor, Publiciteti dhe kërkimet e tregut.
Njësia statistikore
Popullata statistikore përfshin të gjitha ndërmarrjet aktive në Shqipëri, të të gjitha formave ligjore. Baza e zgjedhjes janë të gjitha ndërmarrjet ku sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve (RSN), janë aktive në Dhjetorin e vitit referencë për aktivitet që mbulon ky vrojtim, duke përjashtuar:
- Njësitë lokale
- Ndërmarrjet që kanë kodin e aktivitetit ekonomik kryesor (NVE) jashtë qëllimit të këtij vrojtimi.
- Ndërrmarrjet me më pak se 10 të punësuar.
Legjislacioni
Baza ligjore në nivel kombëtar për prodhimin e indikatorëve për statistikat e Inovacionit në Ndërmarrje është:
- Ligji Nr. 17/2018 "Për Statistikat Zyrtare"
- Programi i Statistikave Zyrtare 2022-2026.
Baza ligjore e vjetër deri në fund të vitit 2021 në nivel Evropian konsistonte në:
- Vendimi Nr. 1608/2003 / KE i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit i 22 korrikut 2003 në lidhje me prodhimin dhe zhvillimin e statistikave të Komunitetit për Shkencën dhe Teknologjinë;
- Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) Nr. 995/2012 e 26 Tetorit 2012 që përcakton rregullat e hollësishme për zbatimin e Vendimit Nr. 1608/2003 / KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me prodhimin dhe zhvillimin e statistikave të Komunitetit për Shkencën dhe Teknologjinë;
- Manuali Oslo 2018, botimi i tretë.
Baza ligjore aktuale nga viti 2022 në nivel Evropian është:
- Rregullorja (BE) 2019/2152 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 27 nëntor 2019 për statistikat evropiane të biznesit, që shfuqizon 10 akte ligjore në fushën e statistikave të biznesit;
- Rregullorja Zbatuese e Komisionit që përshtatet çdo dy vjet. Aktualisht në fuqi është Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) 2022/1092 e datës 30 qershor 2022.
- Manuali Oslo 2018, botimi i katërt.
Përkufizime
Inovacion: Është një produkt/proces i ri ose i përmirësuar (ose kombinimi i tyre) që ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga produktet ose proceset e mëparshme të njësisë dhe që është vënë në dispozicion të përdoruesve të mundshëm ose është sjellë në përdorim nga njësia.
Aktiviteti i inovacionit: Përfshin të gjitha aktivitetet zhvillimore, financiare dhe tregtare, të ndërmarra nga një ndërmarrje, të cilat synojnë ose rezultojnë në një inovacion.
Llojet e aktiviteteve të inovacionit:
- Inovacioni i produktit ose procesit i prezantuar me sukses;
- Aktivitete inovative të përfunduara, por të pa prezantuara ende;
- Aktivitete inovative në vazhdim, me punë në progres që ende nuk ka rezultuar në prezantimin e një inovacioni;
- Aktivitetet e braktisura të inovacionit përpara prezantimit të një inovacioni;
- Aktivitetet e Kërkim-Zhvillimit.
Aktivitetet e K&Zh-së: Përfshijnë punë krijuese dhe sistematike të ndërmarra për të rritur bazën e njohurive, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë dhe për të krijuar aplikime të reja nga njohuritë e disponueshme.
Inovacion produkti: Është prezantimi i një malli apo shërbimi që është i ri ose i përmirësuar dhe që ndryshon ndjeshëm nga mallrat ose shërbimet e mëparshme të ndërmarrjes. Ai përfshin ndryshime të rëndësishme të konstruktit të mallrave. Përjashtohen rishitjet e thjeshta të mallrave të reja dhe ndryshimet e një natyre vetëm estetike.
Inovacion procesi biznesi: Është një proces biznesi i ri ose i përmirësuar për një ose më shumë funksione biznesi që ndryshon ndjeshëm nga proceset e mëparshme të biznesit të ndërmarrjes dhe i cili është zbatuar brenda firmës. Inovacionet e procesit të biznesit përfshijnë metoda të reja ose të përmirësuara për: prodhimin e mallrave ose ofrimin e shërbimeve; shpërndarjes, furnizimit ose logjistikës; komunikimin dhe përpunimin e informacionit; kontabilitetit dhe operacioneve të tjera administrative; praktika biznesi për organizimin e procedurave ose marrëdhënieve me jashtë; organizimit të përgjegjësisë në punë, vendimmarrjes dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, marketingut për promovim, paketim, çmim, vendosje të produktit ose shërbime pas shitjes.
Në botimin e 3-të të Manualit të Oslos, p.sh. për anketat e Inovacionit deri në 2016, dalloheshin 4 lloje të inovacionesh:
Inovacion produkti: është implementimi i një produkti, malli apo shërbimi që është i ri ose i përmirësuar dukshëm në lidhje me karakteristikat apo përdorimin e pritur të saj/tij. Kjo përfshin përmirësime të dukshme në specifikimet teknike, komponentët dhe materialet, software-in e inkorporuar apo karakteristika të tjera funksionale.
Inovacion procesi: është implementimi i një metode prodhimi ose shpërndarjeje të re apo të përmirësuar dukshëm. Kjo përfshin ndryshimet e dukshme në teknika, pajisje dhe/ose software.
Inovacioni organizativ: është zbatimi i një metode të re organizative në praktikat e një ndërmarrjeje, në mënyrën e organizimit të vendit të punës ose marrëdhënieve të jashtme.
Inovacion marketingu: është zbatimi i një metode të re marketingu ose kryerja e ndryshimeve domethënëse në dizenjimin e produktit apo ambalazhimin e tij (duke përjashtuar ato ndryshime që vijnë si pasojë e ndryshimeve rutinë/sezonale), vendosjen e produktit, promovimin apo çmimin e këtij të fundit.
Ndërmarrje aktive në inovacion: Një ndërmarrje e angazhuar gjatë periudhës së vëzhgimit në një ose më shumë aktivitete për të zhvilluar ose prezantuar produkte të reja ose të përmirësuara ose procese biznesi për një përdorim të synuar. Gjatë periudhës së vrojtimit mund të jenë aktive në inovacionit si ndërmarrjet novative apo ndërmarrjet jo-novative.
Inovacionet duhet të jenë të reja për ndërmarrjen e vëzhguar, por jo domosdoshmërisht duhet të jenë të reja në treg, d.m.th. ndërmarrja nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht e para që ka prodhuar këto produkte (mallra ose shërbime) ose ka prezantuar këto procese biznesi.