Shkaqet e Vdekjeve, 2020
Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2020, është 27.605, duke shënuar një rritje prej 25,8 % vdekje më shumë, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas gjinisë, regjistrohen15.504 vdekje për meshkujt dhe 12.101 vdekje për femrat.
Niveli bruto i vdekshmërisë për vitin 2020 është 972,7 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 768,6 vdekje që ishte në vitin 2019. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë “shkaqet natyrale” me 97,3 % të vdekjeve gjithsej.
 
        
            Na kontaktoni
        
            
                        Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,  Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
                    
                    
                            Tel:
                        
                        
                            +355 4 2222 411
                        
                    
                            Fax:
                        
                        
                            +355 4 2228300
                        
                    
                            info@instat.gov.al
                        
                    
                            media@instat.gov.al