Mbrojtja Sociale

Statistikat e mbrojtjes sociale përmbajnë të dhëna për treguesit kryesor të mbrojtjes sociale në Shqipëri të cilat përfshijnë të gjitha ndërhyrjet nga organet shtetërore dhe private, që kanë si qëllim lehtësimin e barrës së familjeve apo individëve për një sërë nevojash dhe funksionesh të caktuara. Kjo ndërhyrje mund të jetë në formën e pagesave në para kesh, në formën e rimbursimeve të shpenzimeve të bëra nga personat e mbrojtur ose në formën e mallrave dhe shërbimeve që u ofrohen drejtpërdrejt njerëzve që kanë të drejtë t’i përfitojnë ato.

Publikimi i të dhënave statistikore të mbrojtjes sociale përmban informacion për përfituesit e  pagesës së papunësisë, familjet përfituese në skemën e  ndihmës ekonomike, përfituesit e pagesës për aftësinë e kufizuar, përfituesit e pensioneve urbane dhe rurale  në skemën e sigurimeve shoqërore etj. Këto statistika synojnë vlerësim sasior dhe dinamik të zhvillimeve  dhe politikave sociale.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Data Statistika Periudha
10-07-2025 Shqipëria në Shifra 2024
31-01-2025 Statistika të kursit të këmbimit Janar 2025
28-02-2025 Statistika të kursit të këmbimit Shkurt 2025
28-03-2025 Statistika të kursit të këmbimit Mars 2025
30-04-2025 Statistika të kursit të këmbimit Prill 2025
30-05-2025 Statistika të kursit të këmbimit Maj 2025
30-06-2025 Statistika të kursit të këmbimit Qershor 2025
31-07-2025 Statistika të kursit të këmbimit Korrik 2025
31-01-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Dhjetor 2024
28-02-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Janar 2025
28-03-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Shkurt 2025
30-04-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Mars 2025
30-05-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Prill 2025
30-06-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Maj 2025
31-07-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Qershor 2025
10-01-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Nëntor 2025
25-02-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2025
25-01-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T IV - 2024
25-01-2025 Statistika vjetore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2024
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Janar 2025
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Shkurt 2025
26-05-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Mars 2025
26-05-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T 1 - 2025
10-06-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Prill 2025
10-07-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Maj 2025
05-02-2025 Statistika monetare Dhjetor 2024
05-02-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 4 - 2024
05-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Dhjetor 2024
14-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Janar 2025
27-02-2025 Statistika monetare Janar 2025
27-02-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 4 - 2024
17-03-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Shkurt 2025
27-03-2025 Statistika monetare Shkurt 2025
15-04-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Mars 2025
29-04-2025 Statistika monetare Mars 2025
29-04-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 1 - 2025
15-05-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Prill 2025
29-05-2025 Statistika monetare Prill 2025
29-05-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 1 - 2025
16-06-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Maj 2025
27-06-2025 Statistika monetare Maj 2025
15-07-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Qershor 2025
30-07-2025 Statistika monetare Qershor 2025
30-07-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 2 - 2025
15-08-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Korrik 2025
27-03-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 4 - 2024
27-06-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 1 - 2025
10-01-2025 Tregues të shëndetit financiar Nëntor 2024
10-02-2025 Tregues të shëndetit financiar Dhjetor 2024
10-02-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 4 - 2024
10-03-2025 Tregues të shëndetit financiar Janar 2025
09-05-2025 Tregues të shëndetit financiar Mars 2025
09-05-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 1 - 2025
10-06-2025 Tregues të shëndetit financiar Prill 2025
10-07-2025 Tregues të shëndetit financiar Maj 2025
11-08-2025 Tregues të shëndetit financiar Qershor 2025
11-08-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 2 - 2025
25-03-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 4 - 2024
25-03-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 4 - 2024
10-06-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 1 - 2025
25-06-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 1 - 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Statistikat e mbrojtjes sociale mbështeten në të dhëna administrative. Mbledhja, përpunimi dhe publikimi i tyre bazohen në:

  • Ligjin 17/2018 “Për statistikat zyrtare”;
  • Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2017-2021;
  • Memorandumet e bashkëpunimit me institucionet që janë burim informacioni.

Variablat kryesore të të dhënave administrative për mbrojtjen sociale grupohen në këto kategori:

  • Familje dhe persona përfitues në skemën e ndihmës ekonomike, fondi dhe madhësia e ndihmës;
  • Përfitues në skemën e pagesës së papunësisë;
  • Përfitues në skemën e pensioneve urbane dhe rurale;
  • Përfitues në skemën e pagesës për aftësinë e kufizuar.

Burimet për prodhimin dhe përditësimin e variablave:

  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
  • Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ;
  • Shërbimi Social Shtetëror;

Përkufizime

Skemat e mbrojtjes sociale janë një set i veçantë  rregullash  mbështetur nga një ose më shumë njësi institucionale që rregullojnë ofrimin e përfitmeve të mbrojtjes sociale dhe financimin e tyre.

Pensionet e të gjitha kategorive, përcaktohen sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

Pensioni i pleqërisë është një pagesë periodike në të holla, që i paguhet personave të siguruar me qëllim mbajtjen e të ardhurave nga puna edhe pas daljes në pension.

Pensioni familjar është një pagesë mujore në të holla të cilin kanë të drejtë ta marrin personat që janë në ngarkim të personit të siguruar që vdes, i cili përfitonte më përpara pension pleqërie ose pension invaliditeti.

Pensioni i invaliditetit është një pagesë mujore në të holla të cilin kanë të drejtë ta marrin personat e siguruar  që bëhen të paaftë: a) për çdo veprimtari ekonomike; b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin).

Person me aftësi të kufizuar është individi, fëmijë ose i rritur, me dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afatgjata, të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tij të plotë dhe efektive në shoqëri njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë.

Ndihma ekonomike është një pagesë periodike në para kesh që u jepet familjeve pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme dhe disa kategorive të personave në nevojë.

Pagesa për aftësinë e kufizuar është një përfitim në para kesh dhe në natyrë që u jepet personave me aftësi të kufizuar të cilët plotësojnë kushtet për tu cilësuar të tillë, me qëllim lehtësimin e jetesës së tyre të përditshme.

Pagesa e papunësisë është një përfitim në para kesh që u jepet për një periudhë deri në 12 muaj personave të cilët dalin nga tregu i punës si të papunë dhe që kanë kontribuar në sigurimin e tyre  shoqëror jo më pak se 12 muaj.