Lejet e Ndërtimit, T1 - 2026
Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e parë bazohen vetëm në burimet bashkiake. INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.
Në tremujorin e parë të vitit 2026:
• Janë miratuar 322 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rritje prej 24,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ku u miratuan 258 leje.