Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2025
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2025 është +2,2 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 8,9 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,8 %, “Shërbimi arsimor” me 2,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,4 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3 %, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1,1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al