Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2025

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2025 është +2,3 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 8,8 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,7 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 1,1 % secili, “Komunikimi” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,9 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al