Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2020
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2020 është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan”me 1,1 %,“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,8 %, Hotele, kafene dhe restorante”me 0,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 % secili, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,5 % dhe çmimet e grupit “Komunikimi”u ulën me 0,3 %.
 
        
            Na kontaktoni
        
            
                        Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,  Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
                    
                    
                            Tel:
                        
                        
                            +355 4 2222 411
                        
                    
                            Fax:
                        
                        
                            +355 4 2228300
                        
                    
                            info@instat.gov.al
                        
                    
                            media@instat.gov.al