Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Janar 2019
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2019 është 2,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,4 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9 %, “Argëtim dhe kulturë”, me 1,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,5 % secili.
 
        
            Na kontaktoni
        
            
                        Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,  Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
                    
                    
                            Tel:
                        
                        
                            +355 4 2222 411
                        
                    
                            Fax:
                        
                        
                            +355 4 2228300
                        
                    
                            info@instat.gov.al
                        
                    
                            media@instat.gov.al