Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2019
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2019 është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,3 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 %, “Pije alkolike dhe duhan”, me 0,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 % secili, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Komunikimi” u ulën me 0,1 % secili.
 
        
            Na kontaktoni
        
            
                        Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,  Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
                    
                    
                            Tel:
                        
                        
                            +355 4 2222 411
                        
                    
                            Fax:
                        
                        
                            +355 4 2228300
                        
                    
                            info@instat.gov.al
                        
                    
                            media@instat.gov.al