Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2018
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2018 është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,6 %, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4 %, “Transporti” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga 1,6 %, secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,2 %, “Komunikimi” me 0,5 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Veshje dhe këpucë” shënuan ulje respektive me 0,7 % dhe 0,3 %.
 
        
            Na kontaktoni
        
            
                        Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,  Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
                    
                    
                            Tel:
                        
                        
                            +355 4 2222 411
                        
                    
                            Fax:
                        
                        
                            +355 4 2228300
                        
                    
                            info@instat.gov.al
                        
                    
                            media@instat.gov.al