Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2018
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2018 është 1,8 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë”, me 2,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Transporti” me 0,9 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 1,1 %, pasuar nga “Shëndeti” me 0,4 % dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %.
 
        
            Na kontaktoni
        
            
                        Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,  Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
                    
                    
                            Tel:
                        
                        
                            +355 4 2222 411
                        
                    
                            Fax:
                        
                        
                            +355 4 2228300
                        
                    
                            info@instat.gov.al
                        
                    
                            media@instat.gov.al