1.2 Deri në 2030, të reduktohet me të paktën gjysmën e përqindjes të femrave, meshkujve dhe fëmijëve të të gjitha moshave që jetojnë në varfëri në të gjitha dimënsionet e varfërisë bazuar në definicionin kombëtar
1.2.1 Përqindja e popullsisë që jeton nën kufirin kombëtar të varfërisë, sipas gjinisë dhe moshës.
Norma kombëtare e varfërisë është përqindja e popullsisë së përgjithshme që jeton nën kufirin kombëtar të varfërisë. Norma e varfërisë rurale është përqindja e popullsisë rurale që jeton nën kufirin kombëtar të varfërisë (ose, në rastet kur përdoret një kufi i veçantë i varfërisë për zonat rurale, nën kufirin e varfërisë rurale). Norma e varfërisë urbane është përqindja e popullsisë urbane që jeton nën kufirin kombëtar të varfërisë (ose, në rastet kur përdoret një kufi i veçantë i varfërisë për zonat urbane, nën kufirin e varfërisë urbane). (UN)
Personat në rrezik nga varfëria monetare pas transfertave sociale janë personat me të ardhura të disponueshme të ekuivalizuara nën pragun e rrezikut nga varfëria, i cili përcaktohet në 60% të të ardhurave mediane kombëtare të disponueshme të ekuivalizuara, pas transfertave sociale. (EUROSTAT);
Tregues i UN
Tregues i EU;
https://unstats.un.org/sdgs/metadata/files/Metadata-01-02-01.pdf
https://ec.europa.eu/eurostat/cache/metadata/en/sdg_01_20_esmsip2.htm;
INSTAT - Treguesi bazohet në EU-SILC (statistikat mbi të ardhurat, përfshirjen sociale dhe kushtet e jetesës) nga viti 2017 e tutje. INSTAT prodhoi treguesin absolut të varfërisë nga viti 2002 deri në vitin 2012 bazuar në Anketën e Matjes së Standardeve të Jetesës (LSMS). Kjo metodologji mati varfërinë absolute bazuar në konsumin e familjeve. INSTAT - Banka Botërore: LSMS -2002, 2005, 2008, 2012.;