1.4 Deri në 2030, të sigurohet që të gjithë meshkujt dhe femrat, veçanërisht të varfërit dhe grupet vulnerabël, të kenë të drejta të barabarta për burimet ekonomike
1.4 Deri në vitin 2030, të sigurohet që të gjithë burrat dhe gratë, veçanërisht të varfrit dhe personat në situata të cenueshme, të kenë të drejta të barabarta mbi burimet ekonomike, si dhe akses në shërbimet bazë, pronësinë dhe kontrollin mbi tokën dhe forma të tjera të pronës, trashëgiminë, burimet natyrore, teknologjinë e re të përshtatshme dhe shërbimet financiare, përfshirë mikrofinancimin
Personat e moshës 0-64 vjeç që jetojnë në familje ku të rriturit kanë punuar gjatë vitit paraardhës në një masë të barabartë ose më pak se 20% të potencialit të tyre të kombinuar total të punës.
Si të rritur konsiderohen personat e moshës 18-64 vjeç. Nga llogaritja përjashtohen studentët e moshës 18-24 vjeç, personat që janë pensionistë sipas statusit të tyre aktual ekonomik të vetëdeklaruar ose që përfitojnë çfarëdo lloj pensioni (me përjashtim të pensionit familjar), si dhe personat e moshës 60-64 vjeç që janë ekonomikisht joaktivë dhe jetojnë në familje ku burimi kryesor i të ardhurave janë pensionet.
;
https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/sdg_01_40/default/table?lang=en;