1.1 Deri në vitin 2030, të zhduket varfëria ekstreme për të gjithë njerëzit, kudo në botë, e cila aktualisht matet në bazë të personave që jetojnë me më pak se 1,25$ në ditë.
Ky tregues përfshin numrin e personave që janë: në rrezik varfërie pas transfertave sociale, që përjetojnë privim të thelluar material dhe social, ose që jetojnë në njësi ekonomike familjare me intensitet shumë të ulët në punësim. Personat numërohen vetëm një herë, edhe nëse preken nga më shumë se një prej këtyre fenomeneve.Personat konsiderohen në rrezik për të qenë të varfër pas transfertave sociale nëse të ardhurat e tyre të disponueshme të ekuivalentuara janë nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër, i cili përcaktohet në 60 % të medianës kombëtare të të ardhurave të disponueshme të barazvlefshme. Shkalla e thelluar e privimit material dhe social paraqet përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht të paktën 7 nga 13 kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me individin dhe 7 kategori që lidhen me njësinë ekonomike familjare).;
https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/sdg_01_10a/default/table?lang=en;
Anketa e të ardhurave dhe të nivelit të jetesës;