1.4 Deri në 2030, të sigurohet që të gjithë meshkujt dhe femrat, veçanërisht të varfërit dhe grupet vulnerabël, të kenë të drejta të barabarta për burimet ekonomike
1.4 Deri në vitin 2030, të sigurohet që të gjithë burrat dhe gratë, veçanërisht të varfrit dhe personat në situata të cenueshme, të kenë të drejta të barabarta mbi burimet ekonomike, si dhe akses në shërbimet bazë, pronësinë dhe kontrollin mbi tokën dhe forma të tjera të pronës, trashëgiminë, burimet natyrore, teknologjinë e re të përshtatshme dhe shërbimet financiare, përfshirë mikrofinancimin
1.4.1 Përqindja e popullsisë që jeton në familje me akses në shërbimet bazë
Përqindja e popullsisë që jeton në familje me akses në shërbimet bazë përkufizohet si përqindja e popullsisë që përdor sisteme të ofrimit të shërbimeve publike që plotësojnë nevojat themelore të njeriut, duke përfshirë ujin e pijshëm, kanalizimet, higjienën, energjinë, lëvizshmërinë, mbledhjen e mbetjeve, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe teknologjitë e informacionit.
Prandaj, treguesi i shërbimeve bazë bazohet në 9 komponentë. Këta komponentë pasqyrohen në tregues të ndryshëm të veçantë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), çka do të thotë se konceptet dhe përkufizimet e treguesit 1.4.1 do të rrjedhin nga, ose do të jenë të njëjta me, ato të këtyre treguesve specifikë të OZHQ-ve.;
INSTAT-. INSTAT-Banka Botërore: LSMS -2002, 2005, 2008, 2012. Treguesi do të matet në EU-SILC (privimi material, statistikat mbi të ardhurat, përfshirjen sociale dhe kushtet e jetesës) nga viti 2016.;