Prodhimi i Brendshëm Bruto

Prodhimi i Brendshëm Bruto

Një mënyrë për të matur zhvillimin e prosperitetit në shoqëri është vlerësimi i aktivitetit ekonomik. Mënyra më e përdorur për vlerësimin e fuqisë dhe performancës së një ekonomie është Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). PBB-ja është vlera totale e të gjithë mallrave dhe shërbimeve që janë prodhuar në vend, duke i zbritur vlerën e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për prodhimin e tyre.

PBB-ja për frymë është gjithashtu një tregues i rëndësishëm i performancës ekonomike dhe një njësi e dobishme për të bërë krahasime të standardeve mesatare të jetesës dhe mirëqenies ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë matet si raport i PBB me numrin e popullsisë totale të vendit.

PBB-ja dhe Rritja Ekonomike

Shumë organe ekonomike dhe sociale në sektorin publik dhe privat kanë nevojë për një grup statistikash të krahasueshme dhe të besueshme në lidhje me ekonominë, në mënyrë që të jenë në gjendje të zhvillojnë politika të ndryshme që bazohen në fakte. Ndryshimi i PBB-së përgjatë kohës është treguesi më i rëndësishëm i rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

Konsumi në familje ndikon PBB-në

Sa më shumë njerëz të punojnë dhe të fitojnë para, aq më e lartë është kërkesa për mallra dhe shërbime nga familjet. Si rezultat, kompanitë rrisin prodhimin e tyre dhe konsumi i familjeve rritet. Kjo do të thotë që PBB-ja gjithashtu rritet. Kur përkeqësohet gjendja dhe njerëzit marrin më pak para për të shpenzuar, kërkesa për mallra dhe shërbime është në rënie. Për pasojë, kompanitë duhet të përshtaten dhe të prodhojnë më pak. Si rezultat, PBB-ja rritet më ngadalë ose bie.

Për më shumë informacion KLIKO në:

Njoftime për shtyp

https://www.instat.gov.al/al/temat/ekonomi-dhe-financ%C3%AB/llogarit%C3%AB-komb%C3%ABtare-gdp/#tab3

Tabela dhe grafikë

https://www.instat.gov.al/al/temat/ekonomi-dhe-financ%C3%AB/llogarit%C3%AB-komb%C3%ABtare-gdp/#tab2

Metodologjia

https://www.instat.gov.al/al/temat/ekonomi-dhe-financ%C3%AB/llogarit%C3%AB-komb%C3%ABtare-gdp/#tab4

Artikuj/Libra

https://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2023/vjetari-statistikor-rajonal-2023/

https://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2023/shqip%C3%ABria-n%C3%AB-shifra-2022/

Fjalori terminologjik;

Për më shumë informacione klikoni KËTU