Këshilli i Statistikave
KËSHILLI I STATISTIKAVE
Këshilli i Statistikave mbështet INSTAT-in në rolin e tij për të siguruar se Programi Statistikave Zyrtare është hartuar në përputhje me parimet themelore të Kombeve të Bashkuara për statistikat zyrtare.
Këshilli i Statistikave përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe sipërmarrësit privatë, organet e vetëqeverisjes vendore dhe median.
Emërimi i anëtarëve bëhet me vendim të Kuvendit. Këshilli i Statistikave e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me Ligjin nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare” dhe VKM-në nr. 670, datë 7.11.2018 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, të përfaqësimit, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.
Emër / Mbiemër | Pozicioni | |
Znj. Kozeta Sevrani | Kryetar | |
Z. Albana Çami | Anëtar | |
Z. Endrit Lami | Anëtar | |
Znj. Majlinda Dhuka | Anëtar | |
Znj. Oriana Arapi | Anëtar | |
Znj. Rudina Lilaj | Anëtar | |
Z. Engjëll Skreli | Anëtar | |
Znj. Ines Mucostepa | Anëtar | |
Z. Arbjan Mazniku | Anëtar Përfaqësues i organeve të vetëqeverisjes vendore | |
Znj. Eni Vasili | Anëtar Përfaqësues i medias | |
Anëtar Përfaqësues i INSTAT-it Drejtori i Përgjithshëm |