Kapitulli 21: Rrjetet Transevropiane
Qëllimi i politikave të RrjteveTrans-Evropiane (TEN) është të integrojnë një infrastrukturë evropiane ndërvepruese në fushat e transportit, energjisë dhe telekomunikacionit, dhe në këtë kuadër të identifikojnë standarde teknike dhe projekte prioritare me interes të përbashkët, si dhe të zhvillojnë instrumente financimi për zbatimin e tyre.
Qëllimi themelor i politikave TEN është të krijojnë një treg të vetëm për këta tre sektorë dhe kështu të lehtësohet funksionimi i Tregut të Vetëm Evropian dhe të shfrytëzohet plotësisht tregu i brendshëm, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe krijimin e punësimit në BE.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë