Projeksionet

Projeksionet e popullsisë japin informacion në lidhje me numrin e ardhshëm, strukturën demografike dhe shpërndarjen territoriale të banorëve sipas hipotezave më të mundshme të prirjeve në sjelljen demografike. Ato janë me interes për shoqërinë në përgjithësi dhe shërbejnë si bazë për planifikimin e zhvillimit social ekonomik dhe studimin e  tregut.

Publikimi i fundit
Raporti i Cilësisë

Kalendari

Data Statistika Periudha
10-07-2025 Shqipëria në Shifra 2024
31-01-2025 Statistika të kursit të këmbimit Janar 2025
28-02-2025 Statistika të kursit të këmbimit Shkurt 2025
28-03-2025 Statistika të kursit të këmbimit Mars 2025
30-04-2025 Statistika të kursit të këmbimit Prill 2025
30-05-2025 Statistika të kursit të këmbimit Maj 2025
30-06-2025 Statistika të kursit të këmbimit Qershor 2025
31-07-2025 Statistika të kursit të këmbimit Korrik 2025
31-01-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Dhjetor 2024
28-02-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Janar 2025
28-03-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Shkurt 2025
30-04-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Mars 2025
30-05-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Prill 2025
30-06-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Maj 2025
31-07-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Qershor 2025
10-01-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Nëntor 2025
25-02-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2025
25-01-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T IV - 2024
25-01-2025 Statistika vjetore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2024
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Janar 2025
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Shkurt 2025
26-05-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Mars 2025
26-05-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T 1 - 2025
10-06-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Prill 2025
10-07-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Maj 2025
05-02-2025 Statistika monetare Dhjetor 2024
05-02-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 4 - 2024
05-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Dhjetor 2024
14-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Janar 2025
27-02-2025 Statistika monetare Janar 2025
27-02-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 4 - 2024
17-03-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Shkurt 2025
27-03-2025 Statistika monetare Shkurt 2025
15-04-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Mars 2025
29-04-2025 Statistika monetare Mars 2025
29-04-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 1 - 2025
15-05-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Prill 2025
29-05-2025 Statistika monetare Prill 2025
29-05-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 1 - 2025
16-06-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Maj 2025
27-06-2025 Statistika monetare Maj 2025
15-07-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Qershor 2025
30-07-2025 Statistika monetare Qershor 2025
30-07-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 2 - 2025
15-08-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Korrik 2025
27-03-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 4 - 2024
27-06-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 1 - 2025
10-01-2025 Tregues të shëndetit financiar Nëntor 2024
10-02-2025 Tregues të shëndetit financiar Dhjetor 2024
10-02-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 4 - 2024
10-03-2025 Tregues të shëndetit financiar Janar 2025
09-05-2025 Tregues të shëndetit financiar Mars 2025
09-05-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 1 - 2025
10-06-2025 Tregues të shëndetit financiar Prill 2025
10-07-2025 Tregues të shëndetit financiar Maj 2025
11-08-2025 Tregues të shëndetit financiar Qershor 2025
11-08-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 2 - 2025
25-03-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 4 - 2024
25-03-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 4 - 2024
10-06-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 1 - 2025
25-06-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 1 - 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Metodologjia e Projeksioneve

Ndryshimi demografik ndodh kur çiftet lindin fëmijë dhe kur individët arrijnë nga vende të tjera duke shtuar anëtarë të rinj në popullsi, ndërsa të tjerë vdesin apo largohen në vende të tjera, duke e zvogëluar popullsinë. Për shkak se këto ngjarje demografike ndikojnë tek popullsia sipas gjinisë dhe grupmoshave të ndryshme, ato përcaktojnë numrin dhe strukturën e saj. objektivi kryesor i projeksioneve demografike është përcaktimi se si lindjet, vdekjet dhe migrimet do të ndodhin në vitin pasues. metodologjia e përdorur për këtë cikël të tretë të projeksioneve të popullsisë nga INsTaT-i,  modeli i komponentit të brezave, përllogarit këto ngjarje për secilin vit, gjini apo moshë sipas supozimeve të tendencave të besueshme të  vdekshmërisë, lindshmërisë dhe migrimit në të ardhmen. Këto ngjarje i zbriten dhe i shtohen popullsisë në fillim të vitit, duke dhënë popullsinë sipas moshës dhe gjinisë në fillim të vitit pasues, e kështu me radhë. Numri i ngjarjeve demografike varet nga struktura e popullsisë edhe nga sjellja demografike (d.m.th numri i lindjeve varet nga numri i grave në moshën riprodhuese dhe koeficientët specifikë të lindshmërisë). meqënëse struktura e popullsisë dhe sjelljet demografike njihen për vitin bazë (respektivisht nga Censusi i vitit 2011 dhe analiza të mëparshme), tendencat e ardhshme në sjelljen demografike u parashikuan bazuar në hipotezat që mbështeten në njohuritë tona të situatës demografike, tendencat e kaluara, konteksti politik dhe social ekonomik, dhe krahasimet ndërkombëtare (shih seksionin tjetër). Popullsia sipas grupmoshës dhe gjinisë në fillim të projeksioneve, 1 janar 2011, është vlerësuar nga INSTAT nëpërmjet retropolimit të popullsisë së regjistruar në 1 Tetor 2011 (duke marrë në konsideratë emigrimin dhe imigrimin e kohëve të fundit si dhe shkallëne nën-regjistrimit). Popullsia në nivel kombëtar, sipas gjinisë dhe moshës projektohet në mënyrë të përsëritur vit pas viti, duke filluar me popullsinë në 1 janar, si më poshtë:

  • Numri i vdekjeve vlerësohet për gjashtë muajt e parë nga aplikimi i normave të vdekshmërisë sipas moshës dhe gjinisë për popullsinë në 1 janar; vdekjet zbriten nga popullsia për të përftuar të mbijetuarit në mes të vitit (30 qershor); •

Numri vjetor i emigrantëve sipas grupmoshës dhe gjinisë vlerësohet nga popullsia në mes të vitit duke përdorur normat e emigrimit dhe këto ngjarje më pas zbriten; ndërkohë numri i supozuar i imigrantëve sipas gjinisë rishpërndahet sipas moshës dhe i shtohet popullsisë.

  • Numri i vdekjeve për semestrin e dytë më pas vlerësohet dhe zbritet nga ky numër i rishikuar i popullsisë në mes të vitit, duke dhënë numrin e të mbijetuarve në 31 Dhjetor;
  • Numri i lindjeve vlerësohet duke shumëzuar normat e lindshmërisë sipas grupmoshave me numrin mesatar të femrave në moshë riprodhimi; vdekjet e foshnjave dhe ato që emigrojnë deri në fund të vitit vlerësohen dhe zbriten nga numri i lindjeve;
  • Për të projektuar popullsinë në 1 janar të vitit pasues, secili grup çohet përpara me një vit në moshë, për të reflektuar plakjen e popullsisë dhe numri i lindjeve mbijetuese brenda vendit përbën moshën e parë (mosha 0). Popullsia e qarqeve sipas gjinisë dhe grupmoshave 5 vjeçare projektohet në mënyrë të përsëritur dhe njëkohësisht në intervale pesë vjeçare duke përdorur një model shumërajonal të rezervës së migrimit të komponentit të brezave, i cili u përshtat nga modeli shumë rajonal i propozuar nga Kombet e bashkuara (oKb, Kombet e bashkuara 1992). Procedura përmban hapat e mëposhtëm për secilin qark:
  • Popullsia sipas gjinisë dhe moshës në fillim të intervalit projektohet të mbijetojë me 5 vjet.
  • Emigrantët mbijetues (jashtë vendit) dhe emigrantët brenda vendit (në qarqe të tjera) vlerësohen njëri pas tjetrit duke përdorur normat e tranzicionit për migrantët (pasi është marrë parasysh vdekshmëria dhe migrimin ndërkombëtar në rastin e emigrimit brenda vendit), që zbatohen për popullsinë në fund të intervalit. emigrantët i zbriten numrit të popullsisë dhe emigrantët brenda vendit shpërndahen sipas grupmoshës dhe gjinisë, duke dhënë numrin e imigrantëve brenda vendit për rishpërndarje.
  • Numri i imigrantëve brenda vendit, si dhe një numër i supozuar i imigrantëve (nga parashikimi në nivel kombëtar) i shtohen popullsisë në fund. Këto individë rishpërndahen sipas qarqeve në përputhje me shpërndarjen e tyre respektive gjeografike (sipas grupmoshës dhe gjinisë) në vitet 2006-2011.
  • Lindjet vlerësohen duke i aplikuar normat specifike të lindshmërisë popullsisë mesatare në fillim dhe në fund të intervalit 5 vjeçar dhe projektohen të mbijetuarit deri në fund të intervalit.
  • Për të përftuar popullsinë në 1 janar në fillim të intervalit pasues 5 vjeçar, secili brez çohet përpara me pesë vjet në moshë për të reflektuar plakjen e popullsisë; numri i lindjeve të gjalla brenda shqipërisë përbën grupmoshën e parë.
  • Popullsia sipas gjinisë dhe moshës dhe ngjarjet demografike në nivel qarku duhet që të përkojnë me totalin e përcaktuar nga projeksionet kombëtare.