Anketa e Kostos së Punës, 2024
Anketa e Kostos së Punës, 2024
Anketa e Kostos së Punës, 2024 (AKP 2024) mat kostot e punëdhënësit për punonjësit e tyre: paga, kontribute, trajnime dhe kosto të tjera. Anketa mbulon ndërmarrjet jo-bujqësore me 10 e më shumë të punësuar me pagë dhe kryhet çdo katër vjet nga INSTAT, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Të punësuarit dhe orët e punës
• Në vitin 2024, ndërmarrjet jo-bujqësore me 10 e më shumë të punësuar kishin mesatarisht 397.328 të punësuar me pagë (me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme), ose 396.477 në njësi pune me kohë të plotë.
• Të punësuarit me kohë të plotë përbëjnë 99,49 % të të punësuarve, ata me kohë të pjesshme 0,47 % dhe praktikantët 0,04 %.
• Numri më i madh i të punësuarve me pagë është në Industrinë përpunuese, në Tregtinë me shumicë e pakicë dhe në Arsim.
• Një njësi pune me kohë të plotë është paguar mesatarisht për 2.367 orë në vit dhe ka punuar realisht 2.114 orë.