Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ)

INSTAT publikon për herë të parë rezultatet e Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare. Kjo anketë është në përputhje të plotë me metodologjinë e Eurostat dhe metodologjinë që përdorin të gjitha vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Anketa është burim bazë për krijimin e statistikave të krahasueshme në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave dhe përjashtimin social në nivel evropian. Anketa AANJ realizohet çdo vit në të gjithë shtetet anëtare të BE-së si dhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Publikimi i fundit
Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, 2024

Kalendari

Data Statistika Periudha
10-07-2025 Shqipëria në Shifra 2024
31-01-2025 Statistika të kursit të këmbimit Janar 2025
28-02-2025 Statistika të kursit të këmbimit Shkurt 2025
28-03-2025 Statistika të kursit të këmbimit Mars 2025
30-04-2025 Statistika të kursit të këmbimit Prill 2025
30-05-2025 Statistika të kursit të këmbimit Maj 2025
30-06-2025 Statistika të kursit të këmbimit Qershor 2025
31-07-2025 Statistika të kursit të këmbimit Korrik 2025
31-01-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Dhjetor 2024
28-02-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Janar 2025
28-03-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Shkurt 2025
30-04-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Mars 2025
30-05-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Prill 2025
30-06-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Maj 2025
31-07-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Qershor 2025
10-01-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Nëntor 2025
25-02-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2025
25-01-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T IV - 2024
25-01-2025 Statistika vjetore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2024
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Janar 2025
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Shkurt 2025
26-05-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Mars 2025
26-05-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T 1 - 2025
10-06-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Prill 2025
10-07-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Maj 2025
05-02-2025 Statistika monetare Dhjetor 2024
05-02-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 4 - 2024
05-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Dhjetor 2024
14-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Janar 2025
27-02-2025 Statistika monetare Janar 2025
27-02-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 4 - 2024
17-03-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Shkurt 2025
27-03-2025 Statistika monetare Shkurt 2025
15-04-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Mars 2025
29-04-2025 Statistika monetare Mars 2025
29-04-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 1 - 2025
15-05-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Prill 2025
29-05-2025 Statistika monetare Prill 2025
29-05-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 1 - 2025
16-06-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Maj 2025
27-06-2025 Statistika monetare Maj 2025
15-07-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Qershor 2025
30-07-2025 Statistika monetare Qershor 2025
30-07-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 2 - 2025
15-08-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Korrik 2025
27-03-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 4 - 2024
27-06-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 1 - 2025
10-01-2025 Tregues të shëndetit financiar Nëntor 2024
10-02-2025 Tregues të shëndetit financiar Dhjetor 2024
10-02-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 4 - 2024
10-03-2025 Tregues të shëndetit financiar Janar 2025
09-05-2025 Tregues të shëndetit financiar Mars 2025
09-05-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 1 - 2025
10-06-2025 Tregues të shëndetit financiar Prill 2025
10-07-2025 Tregues të shëndetit financiar Maj 2025
11-08-2025 Tregues të shëndetit financiar Qershor 2025
11-08-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 2 - 2025
25-03-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 4 - 2024
25-03-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 4 - 2024
10-06-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 1 - 2025
25-06-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 1 - 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) u realizua për herë të parë në vendin tonë në vitin 2017 ku referencë janë të ardhurat e vitit 2016. Publikimi i vitit 2022 ka referencë të ardhurat e vitit 2021. Rezultatet paraqesin statistika të krahasueshme me vendet e tjera, si dhe sigurojnë të dhëna të besueshme në fushën e varfërisë relative, përjashtimit social dhe të ardhurave familjare, duke ndihmuar në këtë mënyrë në hartimin e politikave anti-varfëri. Deri në vitin 2012, i vetmi burim i matjes së nivelit të jetesës,varfërisë absolute dhe mirëqënies së familjeve shqiptare ka qenë Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës e njohur si AMNJ. Kjo anketë ka mbledhur një sërë treguesish monetarë dhe jo monetarë duke sjellë një larmi informacioni për përdorues të ndryshëm. Nëpërmjet AMNJ është synuar matja e varfërisë bazuar në shpenzimet e konsumit duke përdorur kufirin absolut të varfërisë ndërsa AANJ bazohet në të ardhurat e familjes duke përdorur kufirin relativ të varfërisë.

Nisur nga këto ndryshime metodologjike të përdorura në këto dy anketa pritet që edhe informacioni i Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) të jetë i ndryshëm, krahasuar me të dhënat e ofruara nga Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës (AMNJ).

Mbulimi: Anketa AANJ mbulon të gjitha familjet (Njësitë Ekonomike Familjare) e territorit të Republikës së Shqipërisë pavarësisht nga madhësia e tyre ose karakteristikat socio-ekonomike.

Përjashtohen nga studimi: Individët që jetojnë në banesa kolektive të të gjitha llojeve (Konviktet, shtëpitë e të moshuarve, spitalet, burgjet, qendrat e rehabilitimit, kampet etj.).

Koncepti Familje ka të bëjë me Njësinë Ekonomike Familjare (NjEF) e cila i referohet një grupi personash ose një personi me lidhje gjaku ose jo të cilët jetojnë së bashku në një banesë dhe që ndajnë një ekonomi pjesërisht ose plotësisht të përbashkët.

Madhësia e kampionit të arritur: Anketa AANJ në vitin 2022 përfshin një kampion bruto prej 9.103 Familje (NjEF) ku të përgjigjur janë 7.382 Familje (NjEF), në vitin 2021 kampioni ishte 9.136 Familje (NjEF) nga të cilat të përgjigjur ishin 7.692 Familje (NjEF).

Periudha e referencës: Është e ndryshme në varësi të informacionit të mbledhur, për:

 

  • Të ardhurat: është viti i fundit kalendarik - N - 1 (për anketën AANJ 2022 është viti 2021, AANJ 2021 është viti 2020 dhe për anketën AANJ 2019 është viti 2018).
  • Privimin material: është momenti kur realizohet intervista - (Viti 2022, 2021, 2020, 2019).

 

Sipas metodologjisë për matjen e varfërisë, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër llogaritet në bazë të konceptit relativ (i varfër në raport me të tjerët) dhe përcaktohet në 60 % të medianës së të ardhurave familjare disponibël të ekuivalentuara duke përdorur shkallën e ekuivalentuar të modifikuar të OECD. Të ardhurat gjithsej të disponueshme të familjes (NjEF) konsiderohen të ardhurat gjithsej neto (të ardhurat pas taksave dhe sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore) të marra nga të gjithë anëtarët e familjes (NjEF) .

Të ardhurat e ekuivalentuara:

Të ardhurat disponibël të ekuivalentuara për individë janë konsideruar të ardhurat gjithsej disponibël të familjes pasi janë ndarë sipas shkallës së modifikuar të OECD. Në shpërndarjen për person secili anëtar i familjes (NjEF) zotëron të njëjtat të ardhura që korrespondojnë me të ardhurat ekuivalente të disponueshme të familjes (NjEF). Kjo do të thotë që secili anëtar i familjes gëzon të njëjtin nivel jetese. Rrjedhimisht, në shpërndarjen e të ardhurave për person, të ardhurat që i atribuohen çdo personi nuk përfaqësojnë pagën, por një tregues të nivelit të jetesës.

Shkalla e ekuivalentimit:

Madhësia ekuivalente i referohet shkallës së modifikuar të OECD-së e cila jep peshën 1,0 personit të parë të rritur të familjes (mbi 14 vjeç), 0,5 personave të tjerë të moshës 14 vjeç e lart që jetojnë në familje dhe 0,3 për secilin fëmijë nën moshën 14 vjeç. Shembull: Të ardhurat e familjes me dy të rritur dhe dy fëmijë nën 14 vjeç janë ndarë me një peshë prej 1 + 0,5 + (2*0,3) = 2,1, të ardhurat e familjes me 2 të rritur ndahen me peshë 1 + 0,5 = 1,5, etj.

Treguesit e varfërisë dhe përjashtimit social bazohen në konceptin e varfërisë relative, të cilët marrin në konsideratë të ardhurat e disponueshme të familjeve, numrin e anëtarëve të familjes dhe shpërndarjen e të ardhurave të popullsisë gjithsej.

Përkufizimet e treguesve kryesorë:

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60 % të medianës së të ardhurave disponibël të ekuivalentuara për të gjitha familjet.

Niveli i Rrezikut për të qenë i varfër tregon përqindjen e personave që jetojnë në familje ku të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër.

Privimi Material, tregon nivelin e jetesës së popullsisë nga shkalla e privimit material. Personat thellësisht të privuar materialisht (Europa 2020) janë ata që jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë financiarisht të paktën katër nga nëntë kategoritë e privimit material të lidhura me asetet, kushtet e banimit apo aspektet financiare.

Më poshtë paraqiten kategoritë e privimit material sipas strategjisë Europa 2020 që përcaktojnë treguesin e privimit material:

 

  1. Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;
  2. Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;
  3. Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
  4. Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
  5. Pamundësia financiare për të përballuar një telefon (duke përfshirë telefonin celular);
  6. Pamundësia financiare për të pasur një TV me ngjyra;
  7. Pamundësia financiare për të pasur një makinë larëse;
  8. Pamundësia financiare për të patur një makinë për përdorim personal;
  9. Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme.

Shkalla e thelluar e privimit material dhe social (Europa 2030) paraqet përqindjen e personave që jetojnë në    familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

          Lista e kategorive  në nivel familje: 

  1. Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;
  2. Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg ngashtëpia;
  3. Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
  4. Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
  5. Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;
  6. Pamundësia financiare për të patur një makinë për përdorim personal;
  7. Zëvendësimi i mobiljeve të vjetra me të reja.

          Lista e kategorive në nivel individi: 

  1. Mundësia për të pasur lidhje interneti;
  2. Zëvendësimi i rrobave të vjetra me disa rroba të reja;
  3. Të kesh dy palë këpucë që përshtaten siç duhet (përfshirë një palë këpucë për të gjitha stinët);
  4. Shpenzimi i një sasie të vogël parash çdo javë për veten e tij/saj;
  5. Mundësia për të patur aktivitete të rregullta në kohën e lirë;
  6. Takime me miqtë/familjen për një pije/ vakt të paktën një herë në muaj.

Intensiteti i punësimit në familje është raporti i numrit gjithsej të muajve që pjesëtarët në moshë pune të familjes kanë punuar gjatë periudhës së referencës së mbledhjes së të ardhurave, dhe numrit gjithsej të muajve që të njëjtët pjestarë të familjes teorikisht mund të punonin në të njëjtën periudhë (12 muaj).

Një person në moshë pune është konsideruar një person i grupmoshës 18-59 vjeç  sipas Europa 2020 dhe i grupmoshës 18-64 vjeç sipas objektivave Europa 2030, duke përjashtur personat që i përkasin grupmoshës 18-24 vjeç që janë në varësi të familjes dhe ekonomikisht jo aktivë si dhe me përjashtim të personave që marrin pension familjar dhe personave joaktivë të moshës 60–64 vjeç që jetojnë në familjet në të cilat burimi kryesor i të ardhurave është pensioni.

Intensiteti në punësim është: shumë i ulët (0-20%), i ulët (20%-45%), mesatar (45%-55%), i lartë (55%-85%) dhe shumë i lartë ( 85%-100%).

Intensiteti shumë i ulët në punësim i referohet situatës së personave në familje ku asnjë nuk punon, ose punon shumë pak, që do të thotë se anëtarët e familjes në moshë pune punojnë vëtëm 20 % apo më pak se numri gjithsej i muajve që ata mund të punonin gjatë periudhës së referencës.

Rreziku për të qënë i varfër ose përjashtimi social është përqindja e individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale ose me intensitet shumë të ulët në punësim.

 

Tabela e mëposhtme tregon ndryshimet midis Rrezikut për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) të përcaktuar për strategjinë Europa 2020 dhe për objektivat Europa 2030.

 

Treguesi

Europa 2030

Europa 2020

Shkalla e thelluar e privimit material

Shkalla e thelluar e privimit material dhe social (SMSD): Përqindja e popullsisë që nuk       përballojnë të paktën 7 deri në 13 kategori të privimit (6 lidhur me individin dhe 7 lidhur me familjen).

Shkalla e thelluar e privimit material (SMD): Përqindja e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material të konsideruar nga shumica e njerëzve si të dëshirueshëm apo edhe të nevojshëm për të patur një jetesë të përshtatshme.

Rreziku për qenë të varfër

Përqindja e personave në totalin e popullsisë që janë në rrezik për qenë të varfër.

Përqindja e personave në totalin e popullsisë që janë në rrezik për qenë të varfër.

Treguesi i intensitetit të ulët ntë punësim

Personat nga 0-64 vjeç që jetojnë në familje ku të rriturit (grupmosha 18-64, duke përjashtuar studentët e moshës 18-24 vjeç dhe personat ekonomikisht jo aktivë si dhe personat e grupmoshës 60-64 vjeç që janë joaktivë dhe që jetojnë në një familje ku të ardhurat kryesore janë pensionet)  punojnë vëtëm 20 % apo më pak se numri gjithsej i muajve që ata mund të punonin gjatë periudhës së referencës.

Personat nga 0-59 vjeç që jetojnë në familje ku të rriturit (ata të moshës 18-59 vjeç, duke përjashtuar studentët e moshës 18-24 vjeç) punojnë vëtëm 20 % apo më pak se numri gjithsej i muajve që ata mund të punonin gjatë periudhës së referencës.