Statistikat e Transportit Hekurudhor, T1 - 2026
Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është 253 km. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore: Kufi - Gjorm 93 km, Durrës - Elbasan 76 km, Rrogozhinë – Fier 49 km dhe Fier – Vlorë 35 km. Transporti hekurudhor i mallrave është në distancë 0 - 49 km.
Statistikat e Transportit hekurudhor, për tremujorin e parë 2026, paraqiten si në vazhdim:
Volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 86,1 mijë ton, duke shënuar ulje me 37,8 %, në krahasim me tremujorin e parë 2025.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 2.989 nga 4.637 mijë ton-km që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 35,6 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al