Statistikat e Transportit Hekurudhor, T2 - 2025
Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është 253 km. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore: Kufi-Gjorm 93 km, Durrës-Elbasan 76 km, Rrogozhinë-Fier 49 km dhe Fier-Vlorë 35 km. Transporti hekurudhor i mallrave është në distancë 0-49 km.
Statistikat e Transportit hekurudhor, për tremujorin e dytë 2025, paraqiten si në vazhdim:
Volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 120,2 mijë ton, duke shënuar ulje me 16,1 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2024.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 4.128 nga 4.728 mijë ton-km në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 12,7 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al