Statistika mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 2024
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) vazhdojnë të kenë rolin kryesor në ekonominë shqiptare. Në vitin 2024, këto ndërmarrje zënë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik në vend dhe kontribuojnë në pjesën më të madhe të punësimit.
Treguesit kryesorë
Në vitin 2024:
• 99,9 % e ndërmarrjeve aktive në ekonomi janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
• 82,0 % e të punësuarve në ekonomi punojnë në këto ndërmarrje.
• 81,4 % e shitjeve neto në ekonomi realizohen nga NVM.
• 75,0 % e investimeve në ekonomi kryhen nga këto ndërmarrje.
• 78,1 % e vlerës së shtuar në ekonomi realizohet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Krahasuar me vitin 2023, pesha e NVM-ve në ekonomi mbetet pothuajse e pandryshuar.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al