Regjistrat e Biznesit 2025
Regjistrat e Biznesit përmbajnë të gjitha njësitë ligjore aktive, ndërmarrjet dhe njësitë lokale, sipas aktiviteteve ekonomike dhe madhësisë së ndërmarrjes.
Regjistrat e Biznesit mirëmbahen dhe përditësohen në përputhje me kërkesat e Rregullores së Bashkimit Evropian (BE) 2019/2152 mbi Statistikat Evropiane të Biznesit (EBS), e cila krijon kuadrin ligjor për prodhimin e harmonizuar të këtyre statistikave.
Në fund të vitit 2025, regjistri i njësive ligjore numëron:
• 250.097 njësi ligjore aktive, me një rritje prej 5,1% krahasuar me vitin 2024;
• 112.205 fermerë, me një rritje prej 6,1% krahasuar me vitin 2024;
• 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, me një rritje prej 4,3% krahasuar me vitin 2024.
18.297 ndërmarrje janë regjistruar gjatë vitit 2025, nga 15.970 të regjistruar gjatë vitit 2024