Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, 2013
111.083 ndërmarrje ushtrojnë aktivitetin ekonomik gjatë vitit 2013 krahasuar me 106.387 ndërmarrje aktive gjatë 2012
Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeveshërben për qëllime statistikore dhe identifikon qartësisht njësitë, në mënyrë që:
- Të lejojë marrjen e informacionit për to nëpërmjet burimeve administrative;
- Të lejojë përgatitjen e kampionëve, koordinimin e anketave dhe për grupimin e rezultateve të tyre;
- Të lejojë analizën demografike të popullsisë së ndërmarrjeve dhe njësive lidhur me to.
Regjistri i Ndërmarrjeve është bazë për hartimin e statistikave të nevojshme për dhënien e treguesve afat-shkurtër dhe të zhvillimeve strukturore ekonomike.
Ky regjistër bazohet në informacionin e marrë nga burimet administrative si: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve(DPT), Qendra Kombëtare e Regjistrimit(QKR) si dhe nga vrojtimet statistikore që organizon INSTAT-i apo agjencitë statistikore

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al