Statistikat e Bujqësisë, 2025
Në vitin 2025, prodhimi bujqësor në vend, shënoi vlerën 9.731.031 tonë.
• Drithërat arritën në 623.957 tonë, me nivelin më të lartë të prodhimit në Qarkun Fier me 144.404 tonë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.
• Perimet regjistruan një prodhim prej 1.445.286 tonë, me rritje 1,5 %, krahasuar me një vit më parë. Fieri, Tirana dhe Berati janë qarqet me prodhimin më të lartë me rreth 62 %.
• Prodhimi i grurit shënoi rënie me 10,1 %, ndërsa elbi shënoi rritje me 13,6 %, duke arritur në 27.027 tonë.
• Bimët medicinale shënuan rritje përkatësisht me 9,6 %, ndërsa prodhimi i patates ka pësuar rënie me 7,2 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al