Aksidentet Rrugore
Aksidentet në trafikun rrugor përfshijnë vetëm aksidentet që shkaktojnë vdekje apo plagosje. Mundësitë për ndodhjen e aksidenteve rrugore mund të lidhen me një sërë faktorësh, si numri i kilometrave të përshkruar, shtrirja dhe cilësia e infrastrukturës rrugore, kushtet klimaterike dhe gjeografike, dendësia e popullsisë. Sjellja e drejtuesve të mjeteve mund të përbëjë gjithashtu shkak për mundësitë e ndodhjes së aksidenteve, si psh trajnime të papërshtatshme ose eksperienca, mungesa e përqendrimit, shpejtësia tej no…
Statistika të Transportit Detar
Statistikat mbi transportin detar përfshijnë numrin e pasagjerëve për secilin port në vend dhe volumin e punës së ngarkim-shkarkimit sipas porteve dhe strukturës.
Statistika të Transportit Hekurudhor
Statistikat mbi transportit hekurudhor përfshijnë numrin e pasagjerëve dhe volumin e mallrave të transportuara nëpërmjet sistemit hekurudhor, gjatësinë e linjave hekurudhore në shfrytëzim, volumet e punës në tranportin hekurudhor, infrastrukturën, mjetet e transportit, investimet dhe mirëmbajtjen në infrastrukturën hekurudhore dhe statistikat e aksidenteve. Gjatësia e linjës hekurudhore në vend është 334 km. Transporti hekurudhor është përqëndruar në qarqet Durrës, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Vlorë.
Statistika të Transportit Rrugor
Statistikat mbi transportin rrugor përfshijnë tregues mbi inventarin e mjeteve të tranportit rrugor sipas grupeve, gjatësisë së rrjetit rrugor, aksidenteve të mjeteve rrugore, investimeve dhe mirëmbajtjes së rrjetit rrugor.
Statistika të Transportit Ajror
Statistikat mbi transportin ajror përfshijnë numrin e fluturimeve dhe mbikalimeve të avionëve, numrin e udhëtarëve që kanë lëvizur për çdo muaj, numrin e shoqërive ajrore që operojnë në vend, sasinë e mallrave të transportuar nëpërmjet sistemit ajror dhe posta e dërguar me anë të rrugëve ajrore e cila shprehet në kg.
Karakteristikat e Mjeteve Rrugore
Statistikat e “Karakteristikave të mjeteve rrugore” i referohen të dhënave vjetore. Rezultatet e statistikave të “Karakteristikave të mjeteve rrugore” publikohen në faqen e internetit të INSTAT sipas datës së përcaktuar në kalendarin e publikimeve.