Çmimet e konsumit në Shqipëri
Çmimet e konsumit në Shqipëri
Çmimi është vlera që njëra palë bie dakord t’i paguaj palës tjetër në këmbim të një të mire apo shërbimi. Çmimet e konsumit janë çmimet që individët paguajnë për të mirat dhe shërbimet që konsumojnë në përditshmërinë e tyre. Këto çmime janë të rëndësishme dhe me interes pasi të gjithë përballemi me to çdo ditë. Ecuria e çmimeve të konsumit matet përmes Indeksit të Çmimeve të Konsumit, shkurt IÇK. Indeksi i çmimeve të konsumit mat ndryshimin në kohë që ndodh tek çmimet e mallrave dhe shërbimeve të blera, të përdorura ose të paguara nga familjet.
INSTAT e llogarit IÇK-në duke mbledhur të dhëna mbi çmimet e produkteve dhe shërbimeve në kategori të ndryshme; produktet mund të jenë për shembull, ushqime, rroba apo edhe shërbime si një prerje flokësh dhe arsimimi, etj. Indeksi llogaritet mbi bazë të dy elementëve: sasia dhe çmimi. Bazuar në sasinë e secilit produkt të blerë ose shërbim të kryer që popullsia shqiptare konsumon në një vit dhe çmimi për çdo produkt ose shërbim të paguar. Për llogaritjen e indeksit të çmimeve është gjithashtu e rëndësishme të përcaktohen proporcionet e produkteve dhe shërbimeve kryesore që popullsia shqiptare konsumon në një vit. Ky kombinim i produkteve dhe shërbimeve përbën atë që quhet "shporta e mallrave dhe shërbimeve".
Produktet dhe shërbimet në shportën e Indeksit të Çmimit të Konsumit (IÇK) klasifikohen në 12 grupe kryesore:
- Ushqime dhe pije joalkoolike
- Pije alkoolike dhe duhan
- Veshje dhe këpucë
- Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji
- Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë
- Shëndet
- Transporti
- Komunikimi
- Argëtim dhe kulturë
- Shërbimi arsimor
- Hotele, kafene dhe restorante
- Mallra dhe shërbime të tjera
Figura 1 tregon ecurinë e çmimeve përgjatë viteve për disa nga kategoritë kryesore. Siç mund të shihet në figurë, kategoria “Ushqime dhe pije joalkoolike” është rritur më së shumti në krahasim me indeksin e përgjithshëm të IÇK-së, krahasuar me vitin 2005.
Shpërndarja e peshave në shportën e IÇK-së, 2024
Konsumatorët i shpenzojnë të ardhurat e tyre në mënyra të ndryshme, psh disa konsumatorë shpenzojnë më shumë në ushqime dhe qira, ndërsa të tjerë në veshje apo transport, kështu që ne kemi pesha të ndryshme të produkteve dhe shërbimeve. Peshat përditësohen rregullisht pasi çmimet dhe produktet ndryshojnë me kalimin e kohës. Figura 2 tregon peshat e 12 grupeve kryesore të IÇK-së bazuar në shpenzimet totale të konsumit të familjes. Vlera totale e peshës së IÇK-së është 100. Dy nga grupet me peshën më të lartë janë "Ushqim dhe pije joalkoolike" dhe "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" përkatësisht me 35,6 % dhe 19,5 % të peshës totale. Kjo do të thotë që ndryshimet në çmimin e ushqimeve dhe qirasë kanë një ndikim më të madh në IÇK, krahasuar me ndryshimet në çmimet e kujdesit shëndetësor.
Për më shumë informacion KLIKO në:
Njoftime për shtyp
https://www.instat.gov.al/al/temat/%C3%A7mimet/indeksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-konsumit/#tab3;
Tabela dhe grafikë
https://www.instat.gov.al/al/temat/%C3%A7mimet/indeksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-konsumit/#tab2;
Metodologjia:
https://www.instat.gov.al/al/temat/%C3%A7mimet/indeksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-konsumit/#tab4;
Artikuj:
https://www.instat.gov.al/media/7041/revista-kerkimi-4.pdf, fq.3 nr 41
https://www.instat.gov.al/media/9430/book-1-infostat-2021.pdf; fq.3 nr.22
https://www.instat.gov.al/media/13143/infostat-04.pdf; fq 5 nr.15
Për më shumë inlormacione mbi 'Çmimet e konsumit në Shqipëri' klikoni KËTU