Arsimi në Shqipëri

Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. Në Shqipëri e drejta e arsimimit është e garantuar me Kushtetutë, për të gjithë shtetasit pa asnjë lloj dallimi.

Regjistrimet në arsim

Në vitin shkollor 2025–2026, u regjistruan në arsimin zyrtar 515.040 nxënës dhe studentë. Në arsimin parashkollor morën pjesë gjithsej 66.343 fëmijë. Në arsimin 9-vjeçar u regjistruan 243.764 nxënës, 54,2 % në arsimin fillor dhe 45,8 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Në arsimin e mesëm të lartë u regjistruan 88.837 nxënës, ku 80,6 % ndjekin gjimnazin dhe arsimin e mesëm social-kulturor. Në programet e arsimit të lartë vazhduan studimet 115.782 studentë.

Tab. 1 Nxënës dhe studentë të regjistruar në arsim

Viti shkollor / akademik

2023-24

2024-25

2025-26

Në kopshte

66.711

65.914

66.343

Në arsimin 9-vjeçar

258.072

250.617

243.764

   Në fillore

141.089

136.379

132.018

   Në ciklin e lartë të arsimit bazë

116.983

114.238

111.746

Në arsimin e mesëm

91.755

89.190

88.837

  Gjimnaz dhe social-kulturor

75.348

72.203

71.647

   Profesional

16.407

16.987

17.190

Në arsimin pas të mesmes, jo të lartë

179

268

314

Në arsimin e lartë

120.063

122.613

115.782*

Gjithsej

536.780

528.602

515.040*

Burimi: Ministria e Arsimit, INSTAT

*Shënim: Të dhënat e arsimit të lartë nuk janë përfundimtare, për regjistrimet në programet e studimit Doktoraturë dhe Specializime Afatgjata, për vitin 2025-26.

Diplomimet në arsim

Arsimi luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e kapitalit njerëzor dhe është një nga premisat për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Në universitetet shqiptare aplikohen programet e Bolonjës, standard i BE-së për arsimin e lartë.

Në vitin shkollor/akademik 2024-25, u diplomuan 82.640 nxënës dhe studentë, nga të cilët 33,5 % në arsimin 9-vjeçar, 31,4 % në arsimin e mesëm dhe 35,0 % në arsimin e lartë.

Tab. 2 Nxënës dhe studentë të diplomuar në arsim

Viti shkollor / akademik

2022–23

2023–24

2024–25

Në arsimin 9-vjeçar

28.488

27.705

27.682

Në arsimin e mesëm

27.069

26.729

25.925

Gjimnaz dhe social-kulturor

23.857

23.555

22.733

Profesional

3.212

3.174

3.192

Pas të mesëm, jo të lartë

–

85

94

Në arsimin e lartë

27.991

28.193

28.939

Gjithsej

83.548

82.712

82.640

Në vitin akademik 2024–2025 në arsimin e lartë u diplomuan 28.939 studentë, ku 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë janë femra.

Fusha më e preferuar për femrat është Shëndet dhe mirëqenie, me 27,6 %, ndërkohë fusha më e preferuar për meshkujt është Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim, me 25,1 %.

Fig. 1 Të diplomuar në arsimin e lartë sipas fushës së studimit dhe gjinisë, 2024–2025


Burimi: Ministria e Arsimit, INSTAT

.

Për më shumë informacion KLIKO në:

https://www.instat.gov.al/sq/temat/tregu-i-punes-dhe-arsimi/arsimi/publikimet/2026/statistika-te-regjistrimeve-ne-arsim-2025-2026/

https://www.instat.gov.al/sq/temat/tregu-i-punes-dhe-arsimi/arsimi/publikimet/2026/statistika-te-diplomimeve-2024-2025/

https://databaza.instat.gov.al:8083/pxweb/sq/DST