Arsimi në Shqipëri

Arsimi në Shqipëri

Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. Në Shqipëri e drejta e arsimimit është e garantuar me Kushtetutë, për të gjithë shtetasit pa asnjë lloj dallimi.

Regjistrimet në arsim

Në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 536.780 nxënës dhe studentë.

Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 66.711 fëmijë. Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 258.072 nxënës, 54,7 % në arsimin fillor dhe 45,3 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Në arsimin e mesëm të lartë u regjistruan 91.755 nxënës, ku shumicën e nxënësve e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,1 %. Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Në të gjithë programet e arsimit të lartë vazhdojnë studimet 120.063 studentë.

Diplomimet në arsim

Arsimi luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e kapitalit njerëzor dhe është një nga premisat për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Në universitetet shqiptare aplikohen programet e Bolonjës, standard i BE-së për arsimin e lartë.

Në vitin shkollor 2022-23, u diplomuan në arsimin zyrtar 83.548 nxënës dhe studentë, 34,1 % në arsimin 9 vjeçar, 32,4 % në arsimin e mesëm dhe 33,5 % në arsimin e lartë.

Në arsimin e lartë u diplomuan 27.991 studentë, ku 65,2 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë janë femra.

Analizuar për secilën fushë veças, fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat, krahasimisht me meshkujt janë “Arsim” (82,6 %), ndjekur nga “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” (80,5 %) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (79,7 %). Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt, krahasimisht me femrat janë “Shërbime” (68,8 %), “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (62,5 %), dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit” (58,5 %).

Për më shumë informacion KLIKO në:

/sq/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/arsimi/publikimet/2024/statistika-t%C3%AB-regjistrimeve-n%C3%AB-arsim-2023-2024/

/sq/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/arsimi/publikimet/2024/statistika-t%C3%AB-diplomimeve-2022-2023/

https://databaza.instat.gov.al:8083/pxweb/sq/DST