1.4 Deri në 2030, të sigurohet që të gjithë meshkujt dhe femrat, veçanërisht të varfërit dhe grupet vulnerabël, të kenë të drejta të barabarta për burimet ekonomike
1.4.1 Përqindja e personave që jetojnë në familje me akses në shërbimet bazë
Përqindja e popullsisë që jeton në familje me akses në shërbime bazë përcaktohet si përqindja e popullsisë që përdor sistemet e ofrimit të shërbimeve publike që plotësojnë nevojat themelore të njeriut, duke përfshirë ujin e pijshëm, kanalizimet, higjienën, energjinë, lëvizshmërinë, mbledhjen e mbeturinave, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe teknologjitë e informacionit.
Indikatori i shërbimeve bazë përfshin kështu 9 komponentë. Këta komponentë maten përmes indikatorëve të veçantë të SDG-ve, që do të thotë se konceptet dhe përkufizimet e indikatorit SDG 1.4.1 rrjedhin nga, ose janë të njëjta me, ato të indikatorëve përkatës të SDG-ve.;
Nuk është ende e përcaktuar qartë nga UN;
Të kontribuojë në targetin 1.4; ky indikator duhet të ulet;
INSTAT-Banka Botërore: LSMS -2002, 2005, 2008, 2012. Indikatori do të matet në EU-SILC (privimi material, statistika ,mbi të ardhurat, përfshirja sociale dhe kushtet e banimit) nga 2016 e në vazhdim;