8.1. Të ruhet rritja ekonomike për frymë në përputhje me rrethanat kombëtare dhe, në veçanti, të arrihet të paktën 7% rritje vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vendet më pak të zhvilluara.
"Ky tregues mat përqindjen e PBB-së që përdoret për aktivitete investimi në sektorët e qeverisë, të korporatave dhe të ekonomive familjare. Ai përcaktohet si formimi bruto i kapitalit fiks (GFCF) i shprehur si përqindje e PBB-së.
Formimi bruto i kapitalit fiks përbëhet nga investimet e prodhuesve rezidentë, duke zbritur shitjet, në asete fikse gjatë një periudhe të caktuar. Ai përfshin gjithashtu disa shtesa në vlerën e aseteve të paprodhuara që realizohen nga prodhuesit ose njësitë institucionale. Asetet fikse janë asete të prekshme ose të paprekshme të prodhuara si rezultate të proceseve të prodhimit, që përdoren në mënyrë të përsëritur ose të vazhdueshme për më shumë se një vit.";
https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/sdg_08_11/default/table?lang=en;
ESS (Llogaritë kombëtare);