8.1. Të ruhet rritja ekonomike për frymë në përputhje me rrethanat kombëtare dhe, në veçanti, të arrihet të paktën 7% rritje vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vendet më pak të zhvilluara.
Treguesi llogaritet si raport i PBB-së reale (PBB e korrigjuar për inflacionin) me popullsinë mesatare të një viti të caktuar, ku PBB shprehet në milionë dhe popullsia shprehet në mijëra. PBB reale publikohet pa dhjetore.
PBB mat vlerën e prodhimit përfundimtar total të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga një ekonomi brenda një periudhe të caktuar kohe. Ai përfshin mallrat dhe shërbimet që kanë tregje (ose që mund të kishin tregje) dhe produktet që prodhohen nga qeverisja e përgjithshme dhe institucionet jofitimprurëse. Është një masë e aktivitetit ekonomik dhe përdoret zakonisht si tregues zëvendësues për zhvillimin e standardit material të jetesës në një vend. Megjithatë, nuk është një masë e plotë e mirëqenies ekonomike. Për shembull, PBB nuk përfshin pjesën më të madhe të punës shtëpiake të papaguar. Gjithashtu, PBB nuk merr parasysh efektet negative të aktivitetit ekonomik, si degradimi i mjedisit.;
https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/sdg_08_10/default/table?lang=en;
ESS (Llogaritë kombëtare);