Workshop për Interpretimin e rezultateve paraprake dhe hartimin e Raportit të MICS në Shqipëri

INSTAT, në bashkëpunim me UNICEF, ministritë e linjës dhe partnerët, hapi punimet e workshop-it, një etapë kyçe ku të dhënat shndërrohen në analiza dhe rekomandime për politika më të mira.

Anketa MICS mblodhi informacion në 4,558 Njësi Ekonomike Familjare të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, falë angazhimit të stafit të terrenit dhe besimit të familjeve pjesëmarrëse. Tashmë, fokusi do të jetë në interpretimin e kujdesshëm të këtyre të dhënave për të krijuar evidencë të besueshme që do të mbështesë hartimin e politikave për mirëqenien e fëmijëve.

Rezultatet e MICS do të kontribuojnë në zhvillimin e strategjive kombëtare për të drejtat e fëmijëve, arsimin dhe mbrojtjen sociale, duke ndihmuar institucionet të identifikojnë nevojat dhe të ndërmarrin politika të bazuara në evidencë.

Ky proces dëshmon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit mes INSTAT, institucioneve shtetërore, UNICEF dhe partnerëve për forcimin e sistemit statistikor dhe mbështetjen e vendimmarrjes në Shqipëri.