Anketa AANJ mbulon të gjitha familjet (Njësitë Ekonomike Familjare) e territorit të Republikës së Shqipërisë pavarësisht nga madhësia e tyre ose karakteristikat socio-ekonomike. Përjashtohen nga studimi: Individët që jetojnë në banesa kolektive të të gjitha llojeve (Konviktet, shtëpitë e të moshuarve, spitalet, burgjet, qendrat e rehabilitimit, kampet etj.). Koncepti Njësisë Ekonomike Familjare (NjEF) i cili i referohet një grupi personash ose një personi me lidhje gjaku ose jo të cilët jetojnë së bashku…