Individë, anëtarë të familjeve me fëmijë në varësi, në rrezik për të qenë të varfër (%)
Treguesi llogaritet si raporti i numrit të individëve, anëtarë të familjeve me fëmijë në varësi, që jetojnë në rrezik për të qenë të varfër ndaj total individëve që i përkasin familjeve me fëmijë në varësi. Sipas metodologjisë për matjen e varfërisë, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër llogaritet në bazë të konceptit relativ (i varfër në raport me të tjerët) dhe përcaktohet në 60 % të medianës së të ardhurave familjare disponibël të ekuivalentuara duke përdorur shkallën e ekuivalentuar të modifikuar të OECD. Indikator OZHQ 1.2.1.
Burimi: Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jeteses / INSTAT