3.6 Deri në vitin 2030, Përgjysmimi i vdekjeve te shkaktuara nga aksidentet rrugore
3.60 Nevoja e paplotësuar e vetëraportuar për ekzaminim dhe kujdes mjekësor sipas gjinisë.
Ky tregues mat përqindjen e popullsisë së moshës 16 vjeç e lart që raporton nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor për njërën nga arsyet e mëposhtme: “arsye financiare”, “lista e pritjes” dhe “distanca e largët për të udhëtuar”. Nevojat e vetëraportuara të paplotësuara i referohen vlerësimit të vetë individit nëse ka pasur nevojë për ekzaminim ose trajtim mjekësor (duke përjashtuar kujdesin dentar), por nuk e ka marrë atë ose nuk ka kërkuar ta marrë. Duke qenë se normat dhe pritshmëritë shoqërore mund të ndikojnë në përgjigjet ndaj pyetjeve lidhur me nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor, duhet treguar kujdes gjatë krahasimit të të dhënave të raportuara për nevojat e paplotësuara për ekzaminime mjekësore ndërmjet vendeve.
Gjithashtu, organizimi i ndryshëm i shërbimeve të kujdesit shëndetësor përbën një tjetër faktor që duhet marrë në konsideratë gjatë analizimit të të dhënave. Së fundi, ekzistojnë edhe disa ndryshime në pyetjet e anketës ndërmjet vendeve dhe përgjatë kohës. Të dhënat burojnë nga Statistikat e Bashkimit Evropian mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës (EU-SILC).
;
https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/sdg_03_60/default/table?lang=en;