Reduktimi i pabarazive

Reduktimi i pabarazive brenda dhe ndërmjet vendeve

10.3 Hendeku i rrezikut për të qënë i varfër

Hendeku i rrezikut për të qënë i varfër, ndihmon në matjen e thellësisë së varfërisë, duke treguar diferencën ndërmjet medianës së të ardhurave të personave që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër dhe vetë këtij kufiri. Treguesi llogaritet si diferenca ndërmjet medianës së të ardhurave gjithsej neto të ekuivalentuara të personave që ndodhen nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër dhe vetë kufirit të rrezikut për të qenë i varfër, e shprehur në përqindje të këtij kufiri. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në masën 60% të medianës kombëtare të të ardhurave të disponueshme të ekuivalentuara të popullsisë së një vendi. Në nivel të Bashkimit Evropian, treguesi agregohet si mesatare aritmetike e ponderuar sipas popullsisë e vlerave kombëtare.

Hendeku i rrezikut për të qënë i varfër