Raportet 4 mujore të monitorimit të PSZ
Programi i Statistikave Zyrtare është dokumenti bazë që parashikon prodhimin e statistikave zyrtare nga Sistemi Kombëtar Statistikor të nevojshme për vëzhgimin e gjendjes ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në Republikën e Shqipërisë. Monitorimi i ecurisë së programit është element shumë i rëndësishëm për garantimin e realizimit të aktiviteteve statistikore të parashikuara në dokument.
Ligji nr. 17/2018 “Për Statistikat Zyrtare” parashikon si një ndër instrumentet monitoruese raportimin periodik me bazë 4-mujore.
Raporti 4 - mujor mbi zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare (PSZ) përgatitet në bashkëpunim me agjencitë e tjera statistikore, të cilat japin informacion për modulet statistikore nën përgjegjësinë e tyre sipas programit. Raporti përmban në strukturën e tij një informacion të shkurtër të ecurisë së aktiviteteve statistikore të planifikuara për secilën fushë. Ecuria e aktiviteteve statistikore monitorohet nëpërmjet raportimit të zbatimit të afateve të katër fazave kryesore të prodhimit statistikor si grumbullimi, përpunimi, publikimi dhe transmetimi i të dhënave në Eurostat. Gjithashtu, për çdo aktivitet përcaktohet niveli i të dhënave si dhe përputhshmëria me Eurostat. Për çdo fushë statistikore raportohen edhe aktivitetet statistikore për të cilat të dhënat nuk janë grumbulluar, përpunuar apo publikuar në kohë, shoqëruar me arsyen e moszbatimit të afateve. Pjesë e raportimit janë dhe aktivitetet statistikore nga të cilat nuk prodhohen të dhëna statistikore si dhe aktivitetet e parealizuara gjatë periudhës së raportimit.
Raportet 4 - mujore për ecurinë e Planit Vjetor për zbatimin e PSZ janë dokumentet bazë të cilat paraqiten nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT për Këshillin e Statistikave, dhe shërbejnë për hartimin e Raportit Vjetor, i cili i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.
1. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar- Prill, 2017
2. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2017
3. Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor, 2017
4. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar-Prill, 2018
5. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2018
6. Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor,2018
7. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar-Prill, 2019
8. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2019
9. Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor, 2019
10. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar-Prill, 2020
11. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2020
12. Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor, 2020
13. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar-Prill, 2021
14. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2021
15 Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor 2021
16 Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar - Prill 2022
17 Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj - Gusht 2022
18 Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator - Dhjetor 2022
19 Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar - Prill 2023
20 Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht 2023
21 Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor 2023
22 Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar - Prill 2024
23 Raporti i monitorimit të PSZ -së Maj - Gusht 2024
24 Raporti i monitorimit të PSZ -së Shtator - Dhjetor 2024