“Gratë dhe Burrat në Shqipëri”

Publikimi interaktiv “Gratë dhe Burrat në Shqipëri” synon të paraqesë të dhëna dhe fakte në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike në vend sipas gjinisë, duke pasqyruar diferencat dhe ngjashmëritë midis burrave dhe grave në jetën e përditshme.

Lexo më shumë

Hyrje

Jetesa, shëndeti, arsimi, punësimi, karriera dhe të drejtat e njeriut

Publikim interaktiv synon të paraqesë një portret statistikor lidhur me burrat dhe gratë në jetën e përditshme. Statistikat gjinore tregojnë sa të ngjashëm apo të ndryshëm janë burrat dhe gratë në Shqipëri. Ky publikim dixhital përmban tekst të shkurtër, mjete për vizualizim interaktiv, grafikë, tabela për çdo kapitull dhe është zhvilluar nga INSTAT në bashkëpunim me UN WOMEN.

Publikimi është i ndarë në katër kapituj:

  1. Jetesa dhe shëndeti: Ky kapitull është i fokusuar në tregues demografik dhe shëndetësor, të dhëna mbi etapat e jetës, jetëgjatësinë, tipologjinë e njësive ekonomike familjare, shkaqet e vdekjeve, si edhe vet-perceptimi mbi shëndetin.
  1. Arsimi dhe punësimi: Ky kapitull përfshin të dhëna mbi nivelin arsimor të popullsisë sipas gjinisë dhe grupmoshës, pjesëmarrja e burrave dhe grave në forcën e punës sipas statusit të aktivitetit, të punësuar sipas sektorëve, hendeku gjinor në paga si dhe popullsia jo aktive 15+ sipas gjinisë dhe arsyes. Ky kapitull nxjerr në pah jo vetëm dallimet strukturore, por edhe pabarazitë midis burrave dhe grave.
  1. Vendimarrja dhe karriera: Kjo pjesë paraqet të dhëna për gratë në vendimmarrje si dhe fuqizimin e tyre në fusha të ndryshme si politikëbërje dhe në biznes.
  1. Të drejtat e njeriut: Ky kapitull është i fokusuar në të drejtën e grave duke paraqitur statistika si forma diskriminimi në praktikë si dhe pretendimet për shkelje të së drejtave të burrave dhe grave të trajtuara nga Avokati i Popullit.